PJESA E TRETĖ: KUVENDI

KREU I: ZGJEDHJA DHE AFATI

Neni 64

  1. Kuvendi pėrbėhet nga 140 deputetė. 100 deputetė zgjidhen drejtpėrdrejt nė zona njėemėrore me numėr tė pėrafėrt zgjedhėsish. 40 deputetė zgjidhen nga listat shumemėrore tė partive dhe/ose koalicioneve tė partive sipas renditjes nė to.

  2. Numri i pėrgjithshėm i deputetėve tė ēdo partie dhe/ose koalicioni partish pėrcaktohet nė raport sa mė tė afėrt me votat e vlefshme tė marra prei tyre nė tė gjithė vendin nė raundin e parė tė zgjedhjeve.

  3. Partitė qė marrin mė pak se 2.5 pėr qind dhe koalicionet e partive qe marrin mė pak se 4 pėr qind tė votave tė vlefshme nė tė gjithė vendin nė raundin e parė tė zgjedhjeve, nuk pėrfitojnė nga listat shumemėrore pėrkatėse.

Neni 65

  1. Kuvendi zgjidhet pėr katėr vjet.

  2. Zgjedhjet pėr Kuvendin zhvillohen 60 deri nė 30 ditė para mbarimit tė mandatit dhe jo mė vonė se 45 ditė pas shpėrndarjes sė tij.

  3. Mandati i Kuvendit vazhdon deri nė mbledhjen e parė tė Kuvendit tė ri. Nė kėtė ndėrkohė Kuvendi nuk mund tė nxjerrė ligje ose tė marrė vendime, me pėrjashtim tė rasteve tė vendosjes sė masave tė jashtėzakonshme.

Neni 66

Mandati i Kuvendit zgjatet vetėm nė rast lufte dhe pėr aq kohė sa vazhdon ajo. Kur Kuvendi ėshtė i shpėrndarė, ai rithirret vetiu.

Neni 67

  1. Kuvendi i porsazgjedhur thirret nė mbledhjen e parė nga Presidenti i Republikės jo mė vonė se 20 ditė nga pėrfundimi i zgjedhjeve.

  2. Nė rast se Presidenti i Republikės nuk e ushtron kėtė kompetencė,Kuvendi duhet tė mblidhet vetė brenda 10 ditėve nga mbarimi i afatit tė parashikuar nė paragrafin 1 tė kėtij neni.

KREU II: DEPUTETĖT

Neni 68

  1. Kandidatėt pėr deputetė mund tė paraqiten vetėm nga partitė politike,nga koalicionet e partive, si dhe nga zgjedhėsit.

  2. Rregullat pėr caktimin e kandidatėve pėr deputetė pėr organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, si dhe pėrcaktimi i zonave zgjedhore dhe kushtet e vlefshmėrisė sė zgjedhjeve rregullohen nga ligji pėr zgjedhjet.

Neni 69

  1. Nuk mund tė kandidojnė e as tė zgjidhen deputetė, pa hequr dorė nga detyra:

    1. gjyqtarėt, prokurorėt;

    2. ushtarakėt e shėrbimit aktiv;

    3. punonjėsit e policisė dhe tė sigurimit kombėtar;

    4. pėrfaqėsuesit diplomatikė;

    5. kryetarėt e bashkive dhe tė komunave, si dhe prefektėt ne vendet ku kryejnė detyrat e tyre;

    6. kryetarėt dhe anėtarėt e komisioneve tė zgjedhjeve;

    7. Presidenti i Republikės dhe funksionarėt e lartė tė administratės shtetėrore tė parashikuar nga ligji.

  2. Mandati i fituar nė kundėrshtim me paragrafin 1 tė kėtij neni ėshtė i pavlefshėm

Neni 70

  1. Deputetėt pėrfaqėsojnė popullin dhe nuk lidhen me asnjė mandat detyrues.

  2. Deputetėt nuk mund tė ushtrojnė njėkohėsisht asnjė detyrė tjetėr shtetėrore, pėrveē asaj tė anėtarit tė Kėshillit tė Ministrave. Rastet e tjera tė papajtueshmėrisė caktohen me ligj.

  3. Deputetėt nuk mund tė kryejnė asnjė veprimtari fitimprurėse qė buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as tė fitojnė pasuri tė kėtyre.

  4. Pėr ēdo shkelje tė paragrafit 3 tė kėtij neni, me mocion tė kryetarit tė Kuvendit ose tė njė sė dhjetės sė anėtarėve tė tij, Kuvendi vendos pėr dėrgimin e ēėshtjes nė Gjykatėn Kushtetuese, e cila konstaton papajtueshmėrinė.

Neni 71

  1. Mandati i deputetit fillon ditėn qė ai shpallet i zgjedhur nga komisioni pėrkatės i zgjedhjeve.

  2. Mandati i deputetit mbaron ose ėshtė i pavlefshėm, sipas rastit:

    1. kur ai nuk bėn betimin;

    2. kur heq dorė nga mandati;

    3. kur vėrtetohet njė nga kushtet e pazgjedhshmėrisė ose papajtueshmėrisė tė parashikuara nė nenet 69, 70 paragrafėt 2 dhe 3;

    4. kur mbaron mandati i Kuvendit;

    5. kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht nė Kuvend;

    6. kur dėnohet me vendim giyqėsor tė formės sė prerė pėr kryerjen e njė krimi.

Neni 72

Para fillimit tė ushtrimit tė mandatit deputetėt bėjnė betimin nė Kuvend.

Neni 73

  1. Deputeti nuk mban pėrgjegjėsi pėr mendimet e shprehura nė Kuvend dhe pėr votat e dhėna prej tij. Kjo dispozitė nuk zbatohet nė rastin e shpifjes.

  2. Deputeti nuk mund tė ndiqet penalisht pa autorizimin e Kuvendit.Autorizimi kėrkohet edhe nė rastin kur ai do tė arrestohet.

  3. Deputeti mund tė ndalohet ose tė arrestohet pa autorizim kur kapet nė kryerje e sipėr ose menjėherė pas kryerjes sė njė krimi tė rėndė. Nė kėto raste, Prokurori i Pėrgjithshėm njofton menjėherė Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend pėr procedim, vendos pėr heqjen e masės.

  4. Pėr rastet e parashikuara nė paragrafėt 2 dhe 3 tė kėtij neni, Kuvendi vendos me votim tė fshehtė.

KREU III: ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI

Neni 74

  1. Kuvendi i zhvillon punimet vjetore nė dy sesione. Sesioni i parė fillon tė hėnėn e tretė tė janarit dhe sesioni i dytė tė hėnėn e parė tė shtatorit.

  2. Kuvendi mblidhet nė sesion tė jashtėzakonshėm, kur kėrkohet nga Presidenti i Republikės, nga Kryeministri ose nga njė e pesta e tė gjithė deputetėve.

  3. Sesionet e jashtėzakonshme thirren nga Kryetari i Kuvendit nė bazė tė njė rendi dite tė pėrcaktuar.

Neni 75

  1. Kuvendi zgjedh dhe shkarkon Kryetarin e vet.

  2. Kuvendi organizohet dhe funksionon sipas rregullores sė miratuar nga shumica e tė gjithė anėtarėve.

Neni 76

  1. Kryetari kryeson debatin, drejton punimet, siguron respektimin e tė drejtave tė Kuvendit dhe tė anėtarėve tė tij, si dhe pėrfaqėson Kuvendin nė marrėdhėniet me tė tjerėt.

  2. Nėpunėsi mė i lartė civil i Kuvendit ėshtė sekretari i pėrgjithshėm.

  3. Shėrbimet e tjera tė nevojshme pėr funksionimin e Kuvendit kryhen nga nėpunės tė tjerė, siē pėrcaktohet nė rregulloren e brendshme.

Neni 77

  1. Kuvendi zgjedh nga gjiri i tij komisione tė pėrhershme, si dhe mund tė caktojė komisione tė posaēme.

  2. Kuvendi ka tė drejtė dhe, me kėrkesė tė njė sė katėrtės sė tė gjithė anėtarėve tė tij, ėshtė i detyruar tė caktojė komision hetimi pėr tė shqyrtuar njė ēėshtje tė veēantė. Pėrfundimet e tyre nuk janė detyruese pėr gjykatat, por mund t'i njoftohen prokurorisė, e cila i vlerėson sipas procedurės ligjore.

  3. Komisionet e hetimit veprojnė sipas procedurės sė parashikuar me ligj.

Neni 78

  1. Kuvendi vendos me shumicėn e votave, nė prani tė mė shumė se giysmės sė tė gjithė anėtarėve tė tij, pėrveē rasteve kur Kushtetuta parashikon njė shumicė tė cilėsuar.

  2. Mbledhjet e deputetėve qė mbahen pa u thirrur sipas rregullores, nuk sjellin asnjė pasojė.

Neni 79

  1. Mbledhjet e Kuvendit bėhen tė hapura.

  2. Me kėrkesėn e Presidentit tė Republikės, tė Kryeministrit ose tė njė sė pestės sė deputetėve mbledhjet e Kuvendit mund tė bėhen tė mbyllura, kur pėr kėtė kanė votuar shumica e tė gjithė anėtarėve tė tij.

Neni 80

  1. Kryeministri dhe ēdo anėtar tjetėr i Kėshillit tė Ministrave ėshtė i detyruar t'u pėrgjigjet interpelancave e pyetjeve tė deputetėve brenda tri javėve.

  2. Anėtari i Kėshillit tė Ministrave ka tė drejtė tė marrė pjesė nė mbledhjet e Kuvendit ose tė komisioneve tė tij; atij i jepet fjala sa herė qė e kėrkon.

  3. Drejtuesit e institucioneve shtetėrore, me kėrkesė tė komisioneve parlamentare, japin shpjegime dhe informojnė pėr ēėshtje tė ndryshme tė veprimtarisė sė tyre pėr sa e lejon ligji.

KREU IV: PROCESI LIGJVĖNĖS

Neni 81

  1. Tė drejtėn pėr tė propozuar ligje e ka Kėshilli i Ministrave, ēdo deputet,si dhe 20 mijė zgjedhės.

  2. Miratohen me tri tė pestat e tė giithė anėtarėve tė Kuvendit:

    1. ligjet pėr organizimin dhe funksionimin e institucioneve, tė parashikuara nga Kushtetuta;

    2. ligji pėr shtetėsinė;

    3. ligji pėr zgjedhjet e pėrgjithshme dhe vendore;

    4. ligji pėr referendumet;

    5. kodet;

    6. ligji pėr gjendjen e jashtėzakonshme;

    7. ligji pėr statusin e funksionarėve publikė;

    8. ligji pėr amnistinė;

    9. ligji pėr ndarjen administrative tė Republikės.

Neni 82

  1. Propozimi i ligjeve, kur ėshtė rasti, duhet tė shoqėrohet kurdoherė me raportin qė pėrligj shpenzimet financiare pėr zbatimin e tij.

  2. Asnjė projektligj joqeveritar qė ben tė nevojshme rritjen e shpenzimeve tė buxhetit tė shtetit ose qė pakėson tė ardhurat, nuk mund tė miratohet pa marrė mendimin e Kėshillit tė Ministrave, i cili duhet tė shprehet brenda 30 ditėve nga data e marrjes sė projektligjit.

  3. Nė qoftė se Kėshilli i Ministrave nuk shprehet brenda afatit tė mėsipėrm,projektligji kalon pėr shqyrtim sipas procedurės sė zakonshme.

Neni 83

  1. Projektligji votohet tri herė: nė parim, nen pėr nen dhe nė tėrėsi.

  2. Kuvendi, me kėrkesė tė Kėshillit tė Ministrave ose tė njė sė pestės sė tė gjithė deputetėve, mund tė shqyrtojė e tė miratojė njė projektligj me procedurė tė pėrshpejtuar, por jo mė parė se njė javė nga fillimi i procedurės sė shqyrtimit.

  3. Procedura e pėrshpejtuar nuk lejohet pėr shqyrtimin e projektligjeve tė parashikuara nė nenin 81 paragrafi 2, me pėrjashtim tė nėnparagrafit dh.

Neni 84

  1. Presidenti i Republikės shpall ligjin e miratuar brenda 20 ditėve nga paraqitja e tij.

  2. Ligji quhet i shpallur, nė qoftė se Presidenti i Republikės nuk ushtron tė drejtat e parashikuara nė paragrafm 1 tė kėtij neni dhe nė paragrafm 1 tė nenit 85.

  3. Ligji hyn nė fuqi me kalimin e jo mė pak se 15 ditėve nga botimi i tij nė Fletoren Zyrtare.

  4. Nė rastet e masave tė jashtėzakonshme, si dhe nė rast nevoje e urgjence, kur Kuvendi vendos me shumicėn e tė gjithė anėtarėve dhe Presidenti i Republikės jep pėlqimin, ligji hyn nė fuqi menjėherė, vetėm pasi tė jetė njoftuar publikisht. Ligji duhet tė botohet nė numrin mė tė parė tė Fletores Zyrtare.

Neni 85

  1. Presidenti i Republikės ka tė drejtė ta kthejė ligjin pėr rishqyrtim vetėm njė herė.

  2. Dekreti i Presidentit pėr rishqyrtimin e njė ligji e humbet fuqinė, kur kundėr tij votojnė shumica e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit.