PJESA E KATĖRT: PRESIDENTI I REPUBLIKĖS

Neni 86

  1. Presidenti i Republikės ėshtė Kryetar i Shtetit dhe pėrfaqėson unitetin e popullit.

  2. President mund tė zgjidhet vetėm shtetasi shqiptar qė nga lindja, me qėndrim jo mė pak se 10 vjetėt e fundit nė Shqipėri dhe qė ka mbushur moshėn 40 vjeē

Neni 87

  1. Kandidati pėr Presidenti propozohet Kuvendit nga njė grup prej jo mė pak se 20 deputetėsh. Njė deputet nuk lejohet tė marrė pjesė nė mė shumė se njė grup propozues.

  2. Presidenti i Republikės zgjidhet me votim tė fshehtė dhe pa debat nga Kuvendi me njė shumicė prej tri tė pestave tė tė gjithė anėtarėve tė tij.

  3. Kur nė votimin e parė nuk arrihet kjo shumicė, brenda 7 ditėve nga kryerja e votimit tė parė bėhet njė votim i dytė.

  4. Nė rast se edhe nė votimin e dytė nuk arrihet kjo shumicė, brenda 7 ditėve bėhet njė votim i tretė.

  5. Kur ka mė shumė se dy kandidatė dhe asnjėri prej tyre nuk ka marrė shumicėn e kėrkuar, brenda 7 ditėve bėhet njė votim i katėrt ndėrmjet dy kandidatėve qė kanė marrė numrin mė tė madh tė votave.

  6. Nė rast se edhe nė votimin e katėrt asnjėri prej dy kandidatėve nuk ka marrė shumicėn e kėrkuar, bėhet njė votim i pestė.

  7. Nė rast se edhe pas votimit tė pestė asnjėri prej dy kandidatėve nuk ka marrė shumicėn e kėrkuar, Kuvendi shpėrndahet dhe brenda 60 ditėve bėhen zgjedhjet e reja tė pėrgjithshme.

  8. Kuvendi i ri zgjedh Presidentin sipas procedurės sė parashikuar nga paragrafėt 1 deri nė 7 tė kėtij neni. Nė rast se edhe Kuvendi i ri nuk e zgjedh Presidentin, ai shpėrndahet dhe brenda 60 ditėve bėhen zgjedhje tė reja tė pėrgjithshme.

  9. Kuvendi pasardhės zgjedh Presidentin e Republikės me shumicėn e tė gjithė anėtarėve tė tij.

Neni 88

  1. Presidenti i Republikės, nė ēdo rast, zgjidhet pėr 5 vjet, me tė drejtė rizgjedhjeje vetėm njė herė.

  2. Procedura pėr zgjedhjen e Presidentit fillon jo mė vonė se 30 ditė para mbarimit tė mandatit presidencial paraardhės.

  3. Presidenti fillon nė detyrė pasi bėn betimin para Kuvendit, por jo mė parė se tė ketė mbaruar mandati i Presidentit qė largohet. Presidenti bėn kėtė betim: "Betohem se do t'i bindem Kushtetutės dhe ligjeve tė vendit, do tė respektoj tė drejtat dhe liritė e shtetasve, do tė mbroj pavarėsinė e Republikės sė Shqipėrisė dhe do t'i shėrbej interesit tė pėrgjithshėm dhe pėrparimit tė Popullit Shqiptar." Presidenti mund tė shtojė edhe: "zoti mė ndihmoftė!"

  4. Presidenti qė jep dorėheqjen para mbarimit tė mandatit tė vet, nuk mund tė kandidojė nė zgjedhjen presidenciale qė bėhet pas dorėheqjes sė tij.

Neni 89

Presidenti i Republikės nuk mund tė mbajė asnjė detyrė tjetėr publike,nuk mund tė jetė anėtar partie dhe as tė kryejė veprimtari tjetėr private.

Neni 90

  1. Presidenti i Republikės nuk ka pėrgjegjėsi pėr aktet e kryera nė ushtrim tė detyrės sė tij.

  2. Presidenti i Republikės mund tė shkarkohet pėr shkelje tė rėndė tė Kushtetutės dhe pėr kryerjen e njė krimi tė rėndė. Propozimi pėr shkarkimin e Presidentit nė kėto raste mund tė bėhet nga jo mė pak se njė e katėrta e anėtarėve tė Kuvendit dhe duhet tė mbėshtetet nga jo mė pak se dy tė tretat e tė gjithė anėtarėve tė tij.

3 Vendimi i Kuvendit i dėrgohet Gjykatės Kushtetuese, e cila, kur vėrteton fajėsinė e Presidentit tė Republikės, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.

Neni 91

  1. Kur Presidenti i Republikės ėshtė nė pamundėsi tė pėrkohshme pėr tė ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zė vendin dhe ushtron kompetencat e tij.

  2. Nė rast se Presidenti nuk mund tė ushtrojė detyrėn pėr mė shumė se 60 ditė, Kuvendi, me dy tė tretat e tė gjithė anėtarėve, vendos dėrgimin e ēėshtjes nė Gjykatėn Kushtetuese, e cila vėrteton pėrfundimisht faktin e pamundėsisė. Nė rast tė vėrtetimit tė pamundėsisė, vendi i Presidentit mbetet vakant dhe zgjedhja e Presidentit tė ri fillon brenda 10 ditėve nga dita e vėrtetimit tė pamundėsisė.

Neni 92

  1. Presidenti ushtron edhe kėto kompetenca:

    1. i drejton mesazhe Kuvendit;

    2. ushtron tė drejtėn e faljes sipas ligjit;

    3. jep dekorata e tituj nderi sipas ligjit;

    4. jep gradat mė tė larta ushtarake sipas ligjit;

    5. me propozim tė Kryeministrit, emėron dhe liron pėrfaqėsuesit e plotfuqishėm tė Republikės sė Shqipėrisė nė shtetet e tjera dhe nė organizatat ndėrkombėtare;

    6. pranon letrat kredenciale dhe tėrheqjen e pėrfaqėsuesve diplomatikė tė shteteve tė tjera dhe tė organizatave ndėrkombėtare tė akredituara nė Republikėn e Shqipėrisė;

    7. lidh marrėveshje ndėrkombėtare sipas ligjit;

    8. me propozim tė Kryeministrit, emėron drejtorin e shėrbimit informativ tė shtetit;

    9. emėron Kryetarin e Akademisė sė Shkencave dhe rektorėt e universiteteve sipas ligiit;

    10. cakton datėn e zgjedhjeve pėr Kuvendin, pėr organet e pushtetit vendor dhe pėr zhvillimin e referendumeve;

    11. kėrkon mendim dhe tė dhėna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetėrore pėr ēėshtje qė kanė tė bėjnė me detyrat e tyre.

Neni 93

Presidenti i Republikės, nė zbatim tė kompetencave tė tij, nxjerr dekrete.

Neni 94

Presidenti i Republikės nuk mund tė ushtrojė kompetenca tė tjera pėrveē atyre qė i njihen shprehimisht me Kushtetutė dhe qė i jepen me ligje tė nxjerra nė pajtim me tė.