KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të
vetedijshëm për historinë tonë, me
përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te
vlera të tjera universale, me vendosmërinë për të
ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e
social, për të garantuar të drejtat dhe liritë
themelore të njeriut, me frymën e tolerancës dhe të
bashkëjetesës fetare, me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit
dhe të personalitetit njerëzor, si dhe për prosperitetin e
të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën
dhe solidaritetin shoqëror, me aspiratën shekullore të
popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, me
bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe
bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më
të larta të njerëzimit, Vendosim këtë
Kushtetutë:
PJESA E PARË: PARIME THEMELORE
Neni 1
-
Shqipëria është republikë parlamentare.
-
Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe
i pandashëm.
-
Qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të
lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike.
Neni 2
-
Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i
përket popullit.
-
Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet
përfaqësuesve të tij ose
drejtpërsëdrejti.
-
Për ruajtjen e paqes dhe të interesave
kombëtarë, Republika e Shqipërisë mund
të marrë pjesë në një sistem sigurimi
kolektiv, në bazë të një ligji të
miratuar me shumicën e të gjithë
anëtarëve të Kuvendit.
Neni 3
Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të
tij, dinjiteti i njeriut,të drejtat dhe liritë e tij,
drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi,
identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare,
bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe
mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e
këtij shteti, i cili ka për detyrë t'i respektojë
dhe t'i mbrojë.
Neni 4
-
E drejta përbën bazën dhe kufijtë e
veprimtarisë së shtetit.
-
Kushtetuta është ligji më i lartë në
Republikën e Shqipërisë.
-
Dispozitat e Kushtetutës zbatohen
drejtpërsëdrejti, përveç rasteve kur
Kushtetuta parashikon ndryshe.
Neni 5
Republika e Shqipërisë zbaton të drejtën
ndërkombëtare të detyrueshme për të.
Neni 6
Organizimi dhe funksionimi i organeve të parashikuara në
këtë Kushtetutë rregullohen me ligjet e tyre
përkatëse, përveç rasteve kur në
Kushtetutë parashikohet ndryshe.
Neni 7
Sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë
bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve
ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.
Neni 8
-
Republika e Shqipërisë mbron të drejtat
kombëtare të popullit shqiptar që jeton
jashtë kufijve të saj.
-
Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e
shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm
ose të përhershëm jashtë kufijve të vet.
-
Republika e Shqipërisë u siguron ndihmë shtetasve
shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë
shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar
lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare.
Neni 9
-
Partitë politike krijohen lirisht. Organizimi i tyre duhet
të përputhet me parimet demokratike.
-
Partitë politike dhe organizatat e tjera, programet dhe
veprimtaria e të cilave mbështeten në metoda
totalitariste, që nxitin e përkrahin urrejtjen
racore,fetare,krahinore ose etnike, që përdorin
dhunën për marrjen e pushtetit ose për të
ndikuar në politikën shtetërore, si edhe ato me
karakter të fshehtë janë të ndaluara sipas
ligjit.
-
Burimet financiare të partive, si dhe shpenzimet e tyre
bëhen kurdoherë publike.
Neni 10
-
Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare.
-
Shteti është asnjanës në çështjet
e besimit e të ndërgjegjes dhe garanton lirinë e
shprehjes së tyre në jetën publike.
-
Shteti njeh barazinë e bashkësive fetare.
-
Shteti dhe bashkësitë fetare respektojnë në
mënyrë të ndërsjelltë
pavarësinë e njëri tjetrit dhe
bashkëpunojnë në të mirë të secilit
dhe të të gjithëve.
-
Marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe bashkësive
fetare rregullohen mbi bazën e marrëveshjeve të
lidhura ndërmjet përfaqësuesve të tyre dhe
Këshillit të Ministrave. Këto marrëveshje
ratifikohen në Kuvend.
-
Bashkësitë fetare janë persona juridikë.Ato
kanë pavarësi në administrimin e pasurive të
tyre sipas parimeve,rregullave dhe kanoneve të tyre,
për sa nuk cënohen interesat e të tretëve.
Neni 11
-
Sistemi ekonomik i Republikës së Shqipërisë
bazohet në pronen private e publike,si dhe në
ekonominë e tregut dhe në lirinë e
veprimtarisë ekonomike.
-
Prona private dhe publike mbrohen njëlloj me ligj.
-
Kufizime të lirisë së veprimtarisë ekonomike
mund të vendosen vetëm me ligj dhe vetëm për
arsye të rëndësishme publike.
Neni 12
-
Forcat e armatosura sigurojnë pavarësinë e vendit,
si dhe mbrojnë tërësinë territoriale dhe
rendin e tij kushtetues.
-
Forcat e armatosura ruajnë asnjanësinë në
çështjet politike dhe i nënshtrohen kontrollit
civil.
-
Asnjë forcë e huaj ushtarake nuk mund të vendoset
dhe as të kalojë në territorin shqiptar,si dhe
asnjë forcë ushtarake shqiptare nuk mund të
dërgohet jashtë, përveçse me një ligj
të miratuar me shumicën e të gjithë
anëtarëve të Kuvendit.
Neni 13
Qeverisja vendore në Republikën e Shqipërisë
ngrihet në bazë të parimit të decentralizmit
të pushtetit dhe ushtrohet sipas parimit të autonomisë
vendore.
Neni 14
-
Gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisë
është shqipja.
-
Flamuri kombëtar është i kuq me një
shqiponjë të zezë dykrenore në mes.
-
Stema e Republikës së Shqipërisë paraqet
një shqyt me fushë të kuqe me një
shqiponjë të zezë dykrenore në mes. Në
krye të shqytit, me ngjyrë të artë,
është vendosur përkrenarja e Skënderbeut.
-
Himni kombëtar është "Rreth Flamurit të
përbashkuar".
-
Festa Kombëtare e Republikës së
Shqipërisë është Dita e Flamurit, 28
Nëntori.
-
Kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë
është Tirana.
-
Forma dhe përmasat e simboleve kombëtare,
përmbajtja e tekstit të himnit kombëtar, si dhe
përdorimi i tyre rregullohen me ligj.
PJESA E DYTË: TË DREJTAT DHE LIRITË THEMELORE TË NJERIUT
KREU I: PARIME TË PËRGJITHSHME
Neni 15
-
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut
janë të pandashme,të patjetërsueshme e
të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel
të të gjithë rendit juridik.
-
Organet e pushtetit publik, në përmbushje të
detyrave të tyre, duhet të respektojnë të
drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të
kontribuojnë në realizimin e tyre.
Neni 16
-
Të drejtat e liritë themelore, si dhe detyrimet e
parashikuara në Kushtetutë për shtetasit
shqiptarë vlejnë njëlloj edhe për të
huajt e për personat pa shtetësi në territorin e
Republikës së Shqipërisë, me përjashtim
të rasteve kur Kushtetuta e lidh në mënyrë
të posaçme me shtetësinë shqiptare
ushtrimin e të drejtave e të lirive të caktuara.
-
Të drejtat dhe liritë themelore, si dhe detyrimet e
parashikuara në Kushtetutë vlejnë edhe për
personat juridikë, për aq sa përputhen me
qëllimet e përgjithshme të këtyre personave
dhe me thelbin e këtyre të drejtave, lirive dhe
detyrimeve.
Neni 17
-
Kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara
në këtë Kushtetutë mund të vendosen
vetëm me ligj për një interes publik ose për
mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve.
Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me
giendjen që e ka diktuar atë.
-
Këto kufizime nuk mund të cënojnë thelbin e
lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast
nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në
Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Neni 18
-
Të gjithë janë të barabartë përpara
ligjit.
-
Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për
shkaqe të tilla si gjinia, raca,feja,etnia,gjuha,bindjet
politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore,
sociale ose përkatësia prindërore.
-
Askush nuk mund të diskriminohet për shkaqet e
përmendura në paragrafin 2, nëse nuk ekziston
një përligjje e arsyeshme dhe objektive.
Neni 19
-
Kushdo që lind duke pasur qoftë edhe njërin prej
prindërve me shtetësi shqiptare, e fiton vetiu
shtetësinë shqiptare. Shtetësia shqiptare fitohet
edhe për shkaqe të tjera të parashikuara me ligj.
-
Shtetasi shqiptar nuk mund ta humbasë
shtetësinë,përveçse kur ai heq dorë
prej saj.
Neni 20
-
Personat që u përkasin pakicave kombëtare
ushtrojnë në barazi të plotë para ligjit
të drejtat dhe liritë e tyre.
-
Ata kanë të drejtë të shprehin lirisht, pa u
ndaluar as detyruar, përkatësinë e tyre etnike,
kulturore, fetare e gjuhësore. Ata kanë të
drejtë t'i ruajnë e zhvillojnë ato, të
mësojnë dhe të mësohen në gjuhën e
tyre amtare, si dhe të bashkohen në organizata e
shoqata për mbrojtjen e interesave dhe të identitetit
të tyre.
KREU II: LIRITË DHE TË DREJTAT VETJAKE
Neni 21
Jeta e personit mbrohet me ligj.
Neni 22
-
Liria e shprehjes është e garantuar.
-
Liria e shtypit, e radios dhe e televizionit është e
garantuar.
-
Censura paraprake e mjeteve të komunikimit ndalohet.
-
Ligji mund të kërkojë dhënien e autorizimit
për funksionimin e stacioneve të radios ose të
televizionit.
Neni 23
-
E drejta e informimit është e garantuar.
-
Kushdo ka të drejtë, në përputhje me ligjin,
të marrë informacion për veprimtarinë e
organeve shtetërore, si dhe të personave që
ushtrojnë funksione shtetërore.
-
Kujtdo i jepet mundësia të ndjekë mbledhjet e
organeve të zgjedhura kolektive.
Neni 24
-
Liria e ndërgjegjes dhe e fesë eshtë e garantuar.
-
Secili është i lirë të zgjedhë ose
të ndryshojë fenë ose bindjet, si dhe t'i
shfaqë ato individualisht ose kolektivisht në publik
ose në jetën private, nëpërmjet kultit,
arsimimit,praktikave ose kryerjes së riteve.
-
Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet të
marrë pjesë në një bashkësi fetare ose
në praktikat e saj, si dhe të bëjë publike
bindjet ose besimin e tij.
Neni 25
Askush nuk mund t'i nënshtrohet torturës, dënimit apo
trajtimit mizor,çnjerëzor ose poshtërues.
Neni 26
Askujt nuk mund t'i kërkohet të kryejë një
punë të detyruar, përveçse në rastet e
ekzekutimit të një vendimi giyqësor, të kryerjes
së shërbimit ushtarak, të një shërbimi
që rrjedh nga një gjendje lufte, nga një gjendje e
jashtëzakonshme ose nga një fatkeqësi natyrore, që
kërcënon jetën ose shëndetin e njerëzve.
Neni 27
-
Askujt nuk mund t'i hiqet liria përveçse në
rastet dhe sipas procedurave të parashikuara me ligj.
-
Liria e personit nuk mund të kufizohet, përveçse
në rastet e mëposhtme:
-
kur është dënuar me burgim nga gjykata
kompetente;
-
për moszbatim të urdhrave të ligjshëm
të gjykatës ose për moszbatim të
ndonjë detyrimi të caktuar me ligj;
-
kur ka dyshime të arsyeshme se ka kryer një
vepër penale ose për të parandaluar kryetjen
prej tij të veprës penale ose largimin e tij pas
kryerjes së saj; .
-
për mbikëqyrjen e të miturit për
qëllime edukimi ose për shoqërimin e tij
në organin kompetent;
-
kur personi është përhapës i një
sëmundjeje ngjitëse, i paaftë mendërisht
dhe i rrezikshëm për shoqërinë;
-
për hyrje të paligjshme në kufirin
shtetëror, si dhe në rastet e dëbimit ose
të ekstradimit.
-
Askujt nuk mund t'i hiqet una vetëm për shkak se nuk
është në gjendje të përmbushë
një detyrim kontraktor.
Neni 28
-
Kushdo, të cilit i hiqet liria, ka të drejtë
të njoftohet menjëherë në gjuhën që
ai kupton, për shkaqet e kësaj mase, si dhe për
akuzën që i bëhet. Personi, të cilit i
është hequr una, duhet të njoftohet se nuk ka
asnjë detyrim të bëjë ndonjë
deklaratë dhe ka të drejtë të komunikojë
menjëherë me avokatin, si dhe t'i jepet mundësia
për realizimin e të drejtave të tij.
-
Personi, të cilit i është hequr liria sipas nenit
27, paragrafi 2, nënparagrafi c, duhet të
dërgohet brenda 48 orëve përpara gjyqtarit, i cili
vendos paraburgimin ose lirimin e tij io më vonë se 48
orë nga çasti i marrjes së dokumenteve për
shqyrtim.
-
I paraburgosuri ka të drejtë të ankohet
kundër vendimit të gjyqtarit. Ai ka të drejtë
të gjykohet brenda një afati të arsyeshëm ose
të procedohet i lirë përkundrejt një garancie
pasurore sipas ligjit.
-
Në të gjitha rastet e tjera, personi, të cilit i
hiqet liria në rrugë jashtëgjyqësore, mund
t'i drejtohet në çdo kohë gjyqtarit, i cili
vendos brenda 48 orëve për ligjshmërinë e
kësaj mase.
-
Çdo person, të cilit i është hequr liria
sipas nenit 27, ka të drejtën e trajtimit njerëzor
dhe të respektimit të dinjitetit të tij.
Neni 29
-
Askush nuk mund të akuzohet ose të deklarohet fajtor
për një vepër penale, e cila nuk konsiderohej e
tillë me ligj në kohën e kryerjes së saj, me
përjashtim të veprave, të cilat në kohën
e kryerjes së tyre, përbënin krime lufte ose
krime kundër njerëzimit sipas së drejtës
ndërkombëtare.
-
Nuk mund të jepet një dënim më i
rëndë se ai që ka qenë parashikuar me ligj
në kohën e kryerjes së veprës penale.
-
Ligji penal favorizues ka fuqi prapavepmese.
Neni 30
Kushdo quhet i pafajshëm përderisa nuk i është
provuar fajësia me vendim gjyqësor të formës
së prerë.
Neni 31
-
Gjatë procesit penal kushdo ka të drejtë:
-
të vihet në dijeni menjëherë dhe
hollësisht për akuzën që i bëhet,
për të drejtat e tij, si dhe t'i krijohet
mundësia për të njoftuar familjen ose të
afermit e tij;
-
të ketë kohën dhe lehtësitë e
mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e
vet;
-
të ketë ndihmën pa pagesë të
një përkthyesi, kur nuk flet ose nuk kupton
gjuhën shqipe;
-
të mbrohet vetë ose me ndihmën e një
mbrojtësi ligjor të zgjedhur prej tij; të
komunikojë lirisht dhe privatisht me të, si dhe
t'i sigurohet mbrojtja falas, kur nuk ka mjete të
mjaftueshme;
-
t'u bëje pyetje dëshmitarëve të
pranishëm dhe të kërkojë paraqitjen e
dëshmitarëve, të ekspertëve dhe të
personave të tjerë, të cilët mund
të sqarojnë faktet.
Neni 32
-
Askush nuk mund të detyrohet të dëshmojë
kundër vetvetes ose familjes së vet dhe as të
pohojë fajësinë e tij.
-
Askush nuk mund të deklarohet fajtor mbi bazën e
të dhënave të mbledhura në mënyrë
të paligjshme.
Neni 33
-
Kushdo ka te drejtë të dëgjohet para se të
gjykohet.
-
Nga kjo e drejtë nuk mund të përfitojë
personi që i fshihet drejtësisë.
Neni 34
Askush nuk mund të dënohet më shumë se një
herë për të njëjtën vepër penale dhe as
të gjykohet sërish, me përjashtim të rasteve kur
është vendosur rigjykimi i çështjes nga një
gjykatë më e lartë,sipas mënyrës së
parashikuar me ligj.
Neni 35
-
Askush nuk mund të detyrohet, përveçse kur e
kërkon ligji, të bëjë publike të
dhëna që lidhen me personin e tij.
-
Mbledhja, përdorimi dhe bërja publike e të
dhënave rreth personit bëhet me pëlqimin e tij, me
përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj.
-
Kushdo ka të drejtë të njihet me të
dhënat e mbledhura rreth tij, me përjashtim të
rasteve të parashikuara me ligj.
-
Kushdo ka të drejtë të kërkojë ndreqjen
ose fshirjen e të dhënave të pavërteta ose
të paplota ose të mbledhura në kundërshtim me
ligjin.
Neni 36
Liria dhe fshehtësia e korrespondencës ose e çdo
mjeti tjetër të komunikimit janë të garantuara.
Neni 37
-
Paprekshmëria e banesës është e garantuar.
-
Kontrollet e banesës, si dhe të mjediseve që
njësohen me të,mund të bëhen vetëm
në rastet dhe në mënyrat e parashikuara me ligj.
-
Askujt nuk mund t'i bëhet kontroll vetjak jashtë
procesit penal,me përjashtim të rasteve të hyrjes
në territorin e shtetit dhe të daljes prej tij ose
për të mënjanuar një rrezik që i kanoset
sigurimit publik.
Neni 38
-
Kushdo ka të drejtë të zgjedhë vendbanimin si
dhe të lëvizë lirisht në çdo
pjesë të territorit të shtetit.
-
Askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht
jashtë shtetit.
Neni 39
-
Asnjë shtetas shqiptar nuk mund të dëbohet nga
territori shtetit.
-
Ekstradimi mund të lejohet vetëm kur është
parashikuar shprehimisht në marrëveshjet
ndërkombëtare në të cilat Republika e
Shqipërisë është palë dhe vetëm me
vendim gjyqësor.
-
Ndalohet dëbimi kolektiv i të huajve. Dëbimi i
individëve të huaj lejohet në kushtet e
përcaktuara me ligj.
Neni 40
Të huajt kanë të drejtën e strehimit në
Republikën e Shqipërisë sipas ligjit.
Neni 41
-
E drejta e pronës private është e garantuar.
-
Prona fitohet me dhurim, me trashëgimi, me blerje dhe me
çdo mënyrë tjetër klasike të
parashikuar në Kodin Civil.
-
Ligji mund të parashikojë shpronësime ose kufizime
në ushtrimin e së drejtës së pronës
vetëm për interesa publikë.
-
Shpronësimet ose ato kufizime të së drejtës
së pronës që barazohen me shpronësimin,
lejohen vetëm përkundrejt një shpërblimi
të drejtë.
-
Për mosmarrëveshjet lidhur me masën e
shpërblimit mund të bëhet ankim në
gjykatë.
Neni 42
-
Liria, prona dhe të drejtat e njohura me Kushtetutë dhe
me ligj nuk mund të cënohen pa një proces të
rregullt ligjor.
-
Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave të lirive dhe
të interesave të tij kushtetues dhe ligjorë, ose
në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka
të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe
publik brenda një afati të arsyeshëm nga një
gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Neni 43
Kushdo ka të drejtë të ankohet kundër një
vendimi gjyqësor në një gjykatë më të
lartë, përveçse kur në Kushtetutë
parashikohet ndryshe.
Neni 44
Kushdo ka të drejtë të rehabilitohet dhe/ose të
zhdëmtohet në përputhje me ligjin, në rast se
është dëmtuar për shkak të një
akti,veprimi ose mosveprimi të paligjshëm të organeve
shtetërore.
KREU III:LIRITË DHE TË DREJTAT POLITIKE
Neni 45
-
Çdo shtetas që ka mbushur
tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe
ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të
zgjedhë dhe të zgjidhet.
-
Përjashtohen nga e drejta e zgjedhjes shtetasit e deklaruar
me vendim gjyqësor të formës së prerë si
të paaftë mendërisht.
-
Të dënuarit që janë duke vuajtur dënimin
me heqje të lirisë, kanë vetëm të
drejtën për të zgjedhur.
-
Vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e
fshehtë.
Neni 46
-
Kushdo ka të drejtë të organizohet kolektivisht
për çfarëdo qëllimi të ligjshëm.
-
Regjistrimi në gjykatë i organizatave ose i shoqatave
bëhet sipas procedurës së parashikuar me ligj.
-
Organizatat ose shoqatat që ndjekin qëllime
antikushteuese janë të ndaluara sipas ligjit.
Neni 47
-
Liria e tubimeve paqësore dhe pa armë, si dhe e
pjesëmarrjes në to është e garantuar.
-
Tubimet paqësore në sheshe dhe në vendet e kalimit
publik bëhen sipas procedurave të parashikuara me ligj.
Neni 48
Kushdo, vetë ose së bashku me të tjerë, mund t'u
drejtojë kërkesa, ankesa ose vërejtje organeve publike,
të cilat janë të detyruara të përgjigjen
në afatet dhe kushtet e caktuara me ligj.
KREU IV:LIRITË DHE TË DREJTAT EKONOMIKE,SOCIALE DHE KULTURORE
Neni 49
-
Secili ka të drejtë të fitojë mjetet e
jetesës së tij me punë të ligjshme, që e
ka zgjedhur ose pranuar vetë. Ai është i lirë
të zgjedhë profesionin, vendin e punës, si dhe
sistemin e kualifikimit të vet profesional.
-
Të punësuarit kanë të drejtën e
mbrojtjes shoqërore të punës.
Neni 50
Të punësuarit kanë të drejtë të
bashkohen lirisht në organizata sindikale për mbrojtjen e
interesave të tyre të punës.
Neni 51
-
E drejta e të punësuarit për grevë që ka
të bëjë me marrëdhëniet e punës
është e garantuar.
-
Kufizime për kategori të veçanta të
punësuarish mund të vendosen me ligj për t'i
siguruar shoqërisë shërbimet e domosdoshme.
Neni 52
-
Kushdo ka të drejtën e sigurimeve shoqërore
në pleqëri ose kur është i paaftë
për punë, sipas një sistemi të caktuar me
ligj.
-
Kushdo, kur mbetet pa punë për shkaqe të pavarura
nga vullneti i tij dhe kur nuk ka mjete të tjera jetese, ka
të drejtën e ndihmës në kushtet e
parashikuara me ligj.
Neni 53
-
Kushdo ka të drejtë të martohet dhe të
ketë familje.
-
Martesa dhe familja gëzojnë mbrojtjen e
veçantë të shtetit.
-
Lidhja dhe zgjidhja e martesës rregullohen me ligj.
Neni 54
-
Fëmijët, të rinjtë, gratë shtatzëna
dhe nënat e reja kanë të drejtën e një
mbrojtjeje të veçantë nga shteti.
-
Fëmijët e lindur jashtë martese kanë të
drejta të barabarta me të lindurit nga martesa.
-
Çdo fëmijë ka të drejtë të
jetë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe
përdorimi për punë, e veçanërisht
nën moshën minimale për punën e
fëmijëve, që mund të dëmtojë
shëndetin, moralin ose të rrezikojë jetën a
zhvillimin e tij normal.
Neni 55
-
Shtetasit gëzojnë në mënyrë të
barabartë të drejtën për kujdes
shëndetësor nga shteti.
-
Kushdo ka të drejtë për sigurim
shëndetësor sipas procedurës së caktuar me
ligj.
Neni 56
Kushdo ka të drejtë të informohet për gjendjen e
mjedisit dhe për mbrojtjen e tij.
Neni 57
-
Kushdo ka të drejtën për arsimim.
-
Arsimi shkollor i detyrueshëm caktohet me ligj.
-
Arsimi i mesëm i përgjithshëm publik
është i hapur për të gjithë.
-
Arsimi i mesëm profesional dhe i lartë mund të
kushtëzohet vetëm nga kritere aftësie.
-
Arsimi i detyrueshëm, si dhe arsimi i mesëm i
përgjithshëm në shkollat publike është
falas.
-
Nxënësit dhe studentët mund të arsimohen edhe
në shkolla jopublike të të gjitha niveleve të
cilat krijohen e funksionojnë në bazë të
ligjit.
-
Autonomia e institucioneve të arsimit të lartë dhe
una akademike janë të garantuara me ligj.
Neni 58
-
Liria e krijimit artistik dhe e kërkimit shkencor,
vënia në përdorim si dhe përfitimi prej
arritjeve të tyre janë të garantuara për
të gjithë.
-
E drejta e autorit mbrohet me ligj.
KREU V: OBJEKTIVAT SOCIALË
Neni 59
-
Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që
disponon, si dhe në plotësim të nismës dhe
të përgjegjësisë private, synon:
-
punësimin në kushte të përshtatshme
të të gjithë personave të aftë
për punë;
-
plotësimin e nevojave të shtetasve për
strehim;
-
standardin më të lartë shëndetësor,
fizik e mendor, të mundshëm;
-
arsimimin dhe kualifikimin sipas aftësive të
fëmijëve dhe të të rinjve, si dhe
të personave të pazënë me punë;
-
një mjedis të shëndetshëm dhe
ekologjikisht të përshtatshëm për brezat
e sotëm dhe të ardhshëm;
-
shfrytëzimin racional të pyjeve, ujërave,
kullotave dhe burimeve të tjera natyrore mbi bazën
e parimit të zhvillimit të qëndrueshëm;
-
përkujdesjen dhe ndihmën për të
moshuarit, jetimët dhe invalidët;
-
zhvillimin e sportit dhe të veprimtarive
ripërtëritëse;
-
riaftësimin shëndetësor, edukimin e
specializuar dhe integrimin në shoqëri të
të paafiëve, si dhe përmirësimin në
vazhdimësi të kushteve të tyre të
jetesës;
-
mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare kulturore
dhe kujdesin e veçantë për gjubën
shqipe.
-
Përmbushja e objektivave socialë nuk mund të
kërkohet drejtpërdrejt në gjykatë. Ligji
përcakton kushtet dhe masën në të cilat mund
të kërkohet realizimi i këtyre objektivave.
KREU VI:AVOKATI I POPULLIT
Neni 60
-
Avokati i Popullit mbron të drejtat, liritë dhe
interesat e ligjshëm të individit nga veprimet ose
mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve
të administratës publike.
-
Avokati i Populiit është i pavarur në ushtrimin e
detyrës së tij.
-
Avokati i Populiit ka buxhet të veçantë, të
cilin e administron vetë. Ai e propozon buxhetin sipas
ligjit.
Neni 61
-
Avokati i Popullit zgjidhet nga tri të pestat e të
gjithë anëtarëve të Kuvendit për
një periudhë prej 5 vjetësh, me të
drejtë rizgjedhjeje.
-
Avokati i Popullit mund tëjetë çdo shtetas
shqiptar, me arsim të lartë, me njohuri dhe veprimtari
të njohura në fushën e të drejtave të
njeriut dhe të ligjit.
-
Avokati i Popullit gëzon imunitetin e gjyqtarit të
Gjykatës së Lartë.
-
Avokati i Popullit nuk mund të bëjë pjesë
në asnjë parti politike, nuk mund të kryejë
veprimtari tjetër politike, shtetërore ose profesionale
dhe as të marrë pjesë në organizmat drejtues
të organizatave shoqërore, ekonomike dhe tregtare.
Neni 62
-
Avokati i Popullit mund të shkarkohet vetëm me
kërkesë të motivuar të jo më pak se
një së tretës së deputetëve.
-
Në këtë rast Kuvendi vendos me tri të pestat
e të gjithë anëtarëve të tij
Neni 63
-
Avokati i Popullit paraqet raport vjetor përpara Kuvendit.
-
Avokati i Popullit raporton përpara Kuvendit kur i
kërkohet prei këtij, si dhe mund t'i kërkojë
Kuvendit të dëgjohet për çështje
që ai i çmon të rëndësishme.
-
Avokati i Popullit ka të drejtë të bëjë
rekomandime dhe të propozojë masa kur vëren
shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut nga
administrata publike.
-
Organet dhe funksionarët publikë janë të
detyruar t'i paraqesin Avokatit të Popullit të gjitha
dokumentet dhe informacionet e kërkuara prej tij.
PJESA E TRETË: KUVENDI
KREU I: ZGJEDHJA DHE AFATI
Neni 64
-
Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë. 100
deputetë zgjidhen drejtpërdrejt në zona
njëemërore me numër të përafërt
zgjedhësish. 40 deputetë zgjidhen nga listat
shumemërore të partive dhe/ose koalicioneve të
partive sipas renditjes në to.
-
Numri i përgjithshëm i deputetëve të
çdo partie dhe/ose koalicioni partish përcaktohet
në raport sa më të afërt me votat e vlefshme
të marra prei tyre në të gjithë vendin
në raundin e parë të zgjedhjeve.
-
Partitë që marrin më pak se 2.5 për qind dhe
koalicionet e partive qe marrin më pak se 4 për qind
të votave të vlefshme në të gjithë
vendin në raundin e parë të zgjedhjeve, nuk
përfitojnë nga listat shumemërore
përkatëse.
Neni 65
-
Kuvendi zgjidhet për katër vjet.
-
Zgjedhjet për Kuvendin zhvillohen 60 deri në 30
ditë para mbarimit të mandatit dhe jo më vonë
se 45 ditë pas shpërndarjes së tij.
-
Mandati i Kuvendit vazhdon deri në mbledhjen e parë
të Kuvendit të ri. Në këtë
ndërkohë Kuvendi nuk mund të nxjerrë ligje
ose të marrë vendime, me përjashtim të
rasteve të vendosjes së masave të
jashtëzakonshme.
Neni 66
Mandati i Kuvendit zgjatet vetëm në rast lufte dhe për
aq kohë sa vazhdon ajo. Kur Kuvendi është i
shpërndarë, ai rithirret vetiu.
Neni 67
-
Kuvendi i porsazgjedhur thirret në mbledhjen e parë nga
Presidenti i Republikës jo më vonë se 20 ditë
nga përfundimi i zgjedhjeve.
-
Në rast se Presidenti i Republikës nuk e ushtron
këtë kompetencë,Kuvendi duhet të mblidhet
vetë brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të
parashikuar në paragrafin 1 të këtij neni.
KREU II: DEPUTETËT
Neni 68
-
Kandidatët për deputetë mund të paraqiten
vetëm nga partitë politike,nga koalicionet e partive,
si dhe nga zgjedhësit.
-
Rregullat për caktimin e kandidatëve për
deputetë për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve,
si dhe përcaktimi i zonave zgjedhore dhe kushtet e
vlefshmërisë së zgjedhjeve rregullohen nga ligji
për zgjedhjet.
Neni 69
-
Nuk mund të kandidojnë e as të zgjidhen
deputetë, pa hequr dorë nga detyra:
-
gjyqtarët, prokurorët;
-
ushtarakët e shërbimit aktiv;
-
punonjësit e policisë dhe të sigurimit
kombëtar;
-
përfaqësuesit diplomatikë;
-
kryetarët e bashkive dhe të komunave, si dhe
prefektët ne vendet ku kryejnë detyrat e tyre;
-
kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të
zgjedhjeve;
-
Presidenti i Republikës dhe funksionarët e
lartë të administratës shtetërore
të parashikuar nga ligji.
-
Mandati i fituar në kundërshtim me paragrafin 1 të
këtij neni është i pavlefshëm
Neni 70
-
Deputetët përfaqësojnë popullin dhe nuk
lidhen me asnjë mandat detyrues.
-
Deputetët nuk mund të ushtrojnë
njëkohësisht asnjë detyrë tjetër
shtetërore, përveç asaj të anëtarit
të Këshillit të Ministrave. Rastet e tjera të
papajtueshmërisë caktohen me ligj.
-
Deputetët nuk mund të kryejnë asnjë
veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit
ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të
këtyre.
-
Për çdo shkelje të paragrafit 3 të
këtij neni, me mocion të kryetarit të Kuvendit ose
të një së dhjetës së anëtarëve
të tij, Kuvendi vendos për dërgimin e
çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila
konstaton papajtueshmërinë.
Neni 71
-
Mandati i deputetit fillon ditën që ai shpallet i
zgjedhur nga komisioni përkatës i zgjedhjeve.
-
Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm,
sipas rastit:
-
kur ai nuk bën betimin;
-
kur heq dorë nga mandati;
-
kur vërtetohet një nga kushtet e
pazgjedhshmërisë ose papajtueshmërisë
të parashikuara në nenet 69, 70 paragrafët 2
dhe 3;
-
kur mbaron mandati i Kuvendit;
-
kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend;
-
kur dënohet me vendim giyqësor të formës
së prerë për kryerjen e një krimi.
Neni 72
Para fillimit të ushtrimit të mandatit deputetët
bëjnë betimin në Kuvend.
Neni 73
-
Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e
shprehura në Kuvend dhe për votat e dhëna prej
tij. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes.
-
Deputeti nuk mund të ndiqet penalisht pa autorizimin e
Kuvendit.Autorizimi kërkohet edhe në rastin kur ai do
të arrestohet.
-
Deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa
autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose
menjëherë pas kryerjes së një krimi të
rëndë. Në këto raste, Prokurori i
Përgjithshëm njofton menjëherë Kuvendin, i
cili, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos
për heqjen e masës.
-
Për rastet e parashikuara në paragrafët 2 dhe 3
të këtij neni, Kuvendi vendos me votim të
fshehtë.
KREU III: ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI
Neni 74
-
Kuvendi i zhvillon punimet vjetore në dy sesione. Sesioni i
parë fillon të hënën e tretë të
janarit dhe sesioni i dytë të hënën e
parë të shtatorit.
-
Kuvendi mblidhet në sesion të
jashtëzakonshëm, kur kërkohet nga Presidenti i
Republikës, nga Kryeministri ose nga një e pesta e
të gjithë deputetëve.
-
Sesionet e jashtëzakonshme thirren nga Kryetari i Kuvendit
në bazë të një rendi dite të
përcaktuar.
Neni 75
-
Kuvendi zgjedh dhe shkarkon Kryetarin e vet.
-
Kuvendi organizohet dhe funksionon sipas rregullores së
miratuar nga shumica e të gjithë anëtarëve.
Neni 76
-
Kryetari kryeson debatin, drejton punimet, siguron respektimin e
të drejtave të Kuvendit dhe të anëtarëve
të tij, si dhe përfaqëson Kuvendin në
marrëdhëniet me të tjerët.
-
Nëpunësi më i lartë civil i Kuvendit
është sekretari i përgjithshëm.
-
Shërbimet e tjera të nevojshme për funksionimin e
Kuvendit kryhen nga nëpunës të tjerë,
siç përcaktohet në rregulloren e brendshme.
Neni 77
-
Kuvendi zgjedh nga gjiri i tij komisione të përhershme,
si dhe mund të caktojë komisione të
posaçme.
-
Kuvendi ka të drejtë dhe, me kërkesë të
një së katërtës së të gjithë
anëtarëve të tij, është i detyruar
të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar
një çështje të veçantë.
Përfundimet e tyre nuk janë detyruese për
gjykatat, por mund t'i njoftohen prokurorisë, e cila i
vlerëson sipas procedurës ligjore.
-
Komisionet e hetimit veprojnë sipas procedurës së
parashikuar me ligj.
Neni 78
-
Kuvendi vendos me shumicën e votave, në prani të
më shumë se giysmës së të gjithë
anëtarëve të tij, përveç rasteve kur
Kushtetuta parashikon një shumicë të
cilësuar.
-
Mbledhjet e deputetëve që mbahen pa u thirrur sipas
rregullores, nuk sjellin asnjë pasojë.
Neni 79
-
Mbledhjet e Kuvendit bëhen të hapura.
-
Me kërkesën e Presidentit të Republikës,
të Kryeministrit ose të një së pestës
së deputetëve mbledhjet e Kuvendit mund të
bëhen të mbyllura, kur për këtë
kanë votuar shumica e të gjithë
anëtarëve të tij.
Neni 80
-
Kryeministri dhe çdo anëtar tjetër i
Këshillit të Ministrave është i detyruar t'u
përgjigjet interpelancave e pyetjeve të deputetëve
brenda tri javëve.
-
Anëtari i Këshillit të Ministrave ka të
drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e
Kuvendit ose të komisioneve të tij; atij i jepet fjala
sa herë që e kërkon.
-
Drejtuesit e institucioneve shtetërore, me kërkesë
të komisioneve parlamentare, japin shpjegime dhe
informojnë për çështje të ndryshme
të veprimtarisë së tyre për sa e lejon ligji.
KREU IV: PROCESI LIGJVËNËS
Neni 81
-
Të drejtën për të propozuar ligje e ka
Këshilli i Ministrave, çdo deputet,si dhe 20
mijë zgjedhës.
-
Miratohen me tri të pestat e të giithë
anëtarëve të Kuvendit:
-
ligjet për organizimin dhe funksionimin e
institucioneve, të parashikuara nga Kushtetuta;
-
ligji për shtetësinë;
-
ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore;
-
ligji për referendumet;
-
kodet;
-
ligji për gjendjen e jashtëzakonshme;
-
ligji për statusin e funksionarëve publikë;
-
ligji për amnistinë;
-
ligji për ndarjen administrative të
Republikës.
Neni 82
-
Propozimi i ligjeve, kur është rasti, duhet të
shoqërohet kurdoherë me raportin që përligj
shpenzimet financiare për zbatimin e tij.
-
Asnjë projektligj joqeveritar që ben të nevojshme
rritjen e shpenzimeve të buxhetit të shtetit ose
që pakëson të ardhurat, nuk mund të miratohet
pa marrë mendimin e Këshillit të Ministrave, i
cili duhet të shprehet brenda 30 ditëve nga data e
marrjes së projektligjit.
-
Në qoftë se Këshilli i Ministrave nuk shprehet
brenda afatit të mësipërm,projektligji kalon
për shqyrtim sipas procedurës së zakonshme.
Neni 83
-
Projektligji votohet tri herë: në parim, nen për
nen dhe në tërësi.
-
Kuvendi, me kërkesë të Këshillit të
Ministrave ose të një së pestës së
të gjithë deputetëve, mund të shqyrtojë
e të miratojë një projektligj me procedurë
të përshpejtuar, por jo më parë se një
javë nga fillimi i procedurës së shqyrtimit.
-
Procedura e përshpejtuar nuk lejohet për shqyrtimin e
projektligjeve të parashikuara në nenin 81 paragrafi 2,
me përjashtim të nënparagrafit dh.
Neni 84
-
Presidenti i Republikës shpall ligjin e miratuar brenda 20
ditëve nga paraqitja e tij.
-
Ligji quhet i shpallur, në qoftë se Presidenti i
Republikës nuk ushtron të drejtat e parashikuara
në paragrafm 1 të këtij neni dhe në paragrafm
1 të nenit 85.
-
Ligji hyn në fuqi me kalimin e jo më pak se 15
ditëve nga botimi i tij në Fletoren Zyrtare.
-
Në rastet e masave të jashtëzakonshme, si dhe
në rast nevoje e urgjence, kur Kuvendi vendos me
shumicën e të gjithë anëtarëve dhe
Presidenti i Republikës jep pëlqimin, ligji hyn në
fuqi menjëherë, vetëm pasi të jetë
njoftuar publikisht. Ligji duhet të botohet në numrin
më të parë të Fletores Zyrtare.
Neni 85
-
Presidenti i Republikës ka të drejtë ta
kthejë ligjin për rishqyrtim vetëm një
herë.
-
Dekreti i Presidentit për rishqyrtimin e një ligji e
humbet fuqinë, kur kundër tij votojnë shumica e
të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
PJESA E KATËRT: PRESIDENTI I REPUBLIKËS
Neni 86
-
Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit
dhe përfaqëson unitetin e popullit.
-
President mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar
që nga lindja, me qëndrim jo më pak se 10
vjetët e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur
moshën 40 vjeç
Neni 87
-
Kandidati për Presidenti propozohet Kuvendit nga një
grup prej jo më pak se 20 deputetësh. Një deputet
nuk lejohet të marrë pjesë në më
shumë se një grup propozues.
-
Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të
fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi me një shumicë
prej tri të pestave të të gjithë
anëtarëve të tij.
-
Kur në votimin e parë nuk arrihet kjo shumicë,
brenda 7 ditëve nga kryerja e votimit të parë
bëhet një votim i dytë.
-
Në rast se edhe në votimin e dytë nuk arrihet kjo
shumicë, brenda 7 ditëve bëhet një votim i
tretë.
-
Kur ka më shumë se dy kandidatë dhe asnjëri
prej tyre nuk ka marrë shumicën e kërkuar, brenda
7 ditëve bëhet një votim i katërt
ndërmjet dy kandidatëve që kanë marrë
numrin më të madh të votave.
-
Në rast se edhe në votimin e katërt asnjëri
prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e
kërkuar, bëhet një votim i pestë.
-
Në rast se edhe pas votimit të pestë asnjëri
prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e
kërkuar, Kuvendi shpërndahet dhe brenda 60 ditëve
bëhen zgjedhjet e reja të përgjithshme.
-
Kuvendi i ri zgjedh Presidentin sipas procedurës së
parashikuar nga paragrafët 1 deri në 7 të
këtij neni. Në rast se edhe Kuvendi i ri nuk e zgjedh
Presidentin, ai shpërndahet dhe brenda 60 ditëve
bëhen zgjedhje të reja të përgjithshme.
-
Kuvendi pasardhës zgjedh Presidentin e Republikës me
shumicën e të gjithë anëtarëve të
tij.
Neni 88
-
Presidenti i Republikës, në çdo rast, zgjidhet
për 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm
një herë.
-
Procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më
vonë se 30 ditë para mbarimit të mandatit
presidencial paraardhës.
-
Presidenti fillon në detyrë pasi bën betimin para
Kuvendit, por jo më parë se të ketë mbaruar
mandati i Presidentit që largohet. Presidenti
bën këtë betim: "Betohem se do t'i bindem
Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, do të respektoj
të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të mbroj
pavarësinë e Republikës së
Shqipërisë dhe do t'i shërbej interesit të
përgjithshëm dhe përparimit të Popullit
Shqiptar." Presidenti mund të shtojë edhe: "zoti
më ndihmoftë!"
-
Presidenti që jep dorëheqjen para mbarimit të
mandatit të vet, nuk mund të kandidojë në
zgjedhjen presidenciale që bëhet pas dorëheqjes
së tij.
Neni 89
Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë
detyrë tjetër publike,nuk mund të jetë anëtar
partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private.
Neni 90
-
Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi
për aktet e kryera në ushtrim të detyrës
së tij.
-
Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për
shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe
për kryerjen e një krimi të rëndë.
Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto
raste mund të bëhet nga jo më pak se një e
katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet
të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e
të gjithë anëtarëve të tij.
3 Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e
cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të
Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.
Neni 91
-
Kur Presidenti i Republikës është në
pamundësi të përkohshme për të ushtruar
funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i
Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij.
-
Në rast se Presidenti nuk mund të ushtrojë
detyrën për më shumë se 60 ditë,
Kuvendi, me dy të tretat e të gjithë
anëtarëve, vendos dërgimin e çështjes
në Gjykatën Kushtetuese, e cila vërteton
përfundimisht faktin e pamundësisë. Në rast
të vërtetimit të pamundësisë, vendi i
Presidentit mbetet vakant dhe zgjedhja e Presidentit të ri
fillon brenda 10 ditëve nga dita e vërtetimit të
pamundësisë.
Neni 92
-
Presidenti ushtron edhe këto kompetenca:
-
i drejton mesazhe Kuvendit;
-
ushtron të drejtën e faljes sipas ligjit;
-
jep dekorata e tituj nderi sipas ligjit;
-
jep gradat më të larta ushtarake sipas ligjit;
-
me propozim të Kryeministrit, emëron dhe liron
përfaqësuesit e plotfuqishëm të
Republikës së Shqipërisë në shtetet
e tjera dhe në organizatat ndërkombëtare;
-
pranon letrat kredenciale dhe tërheqjen e
përfaqësuesve diplomatikë të shteteve
të tjera dhe të organizatave
ndërkombëtare të akredituara në
Republikën e Shqipërisë;
-
lidh marrëveshje ndërkombëtare sipas ligjit;
-
me propozim të Kryeministrit, emëron drejtorin e
shërbimit informativ të shtetit;
-
emëron Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe
rektorët e universiteteve sipas ligiit;
-
cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për
organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e
referendumeve;
-
kërkon mendim dhe të dhëna me shkrim nga
drejtuesit e institucioneve shtetërore për
çështje që kanë të
bëjnë me detyrat e tyre.
Neni 93
Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave
të tij, nxjerr dekrete.
Neni 94
Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca
të tjera përveç atyre që i njihen shprehimisht
me Kushtetutë dhe që i jepen me ligje të nxjerra
në pajtim me të.
PJESA E PESTË: KËSHILLI I MINISTRAVE
Neni 95
-
Këshilli i Ministrave përbëhet nga Kryeministri,
zëvendëskryeministri dhe ministrat.
-
Këshilli i Ministrave ushtron çdo funksion
shtetëror, i cili nuk u është dhënë
organeve të pushteteve të tjera shtetërore ose
të qeverisjes vendore.
Neni 96
-
Presidenti i Republikës, në fillim të
legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet
vakant, emëron Kryeministrin me propozim të
partisë ose koalicionit të partive, që ka
shumicën e vendeve në Kuvend.
-
Në qoftë se Kryeministri i emëruar nuk miratohet
nga Kuvendi,Presidenti emëron një Kryeministër
të ri brenda 10 ditëve.
-
Në qoftë se edhe Kryeministri i emëruar rishtas
nuk miratohet nga Kuvendi, brenda 10 ditëve Kuvendi zgjedh
një Kryeministër tjetër. Në këtë
rast Presidenti emëron Kryeministrin e ri.
-
Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri,
Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin.
Neni 97
Kryeministri i emëruar sipas nenit 96, nenit 104 ose 105, i
paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin
politik të Këshillit të Ministrave së bashku me
përbërjen e tij.
Neni 98
-
Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i
Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7
ditëve.
-
Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi.
Neni 99
Para fillimit të detyrës. Kryeministri,
zëvendëskryeministri dhe ministrat betohen para Presidentit
të Republikës.
Neni 100
-
Këshilli i Ministrave përcakton drejtimet kryesore
të politikës së përgjithshme shtetërore.
-
Këshilli i Ministrave merr vendime me propozim të
Kryeministrit ose të ministrit përkatës.
-
Mbledhjet e Këshillit të Ministrave bëhen të
mbyllura.
-
Aktet e Këshillit të Ministrave janë të
vlefshme, kur nënshkruhen nga Kryeministri dhe ministri
propozues.
-
Këshilli i Ministrave nxjerr vendime dhe udhëzime.
Neni 101
Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën
përgjegjësinë e tij, mund të rixjerrë akte
normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen e
masave të përkohshme. Këto akte normative i
dërgohen menjëherë Kuvendit, i cili mblidhet brenda 5
ditëve nëse nuk është i mbledhur. Këto akte
humbasin fuqinë që nga fillimi, në qoftë se nuk
miratohen nga Kuvendi brenda 45 ditëve.
Neni 102
-
Kryeministri:
-
përfaqëson Këshillin e Ministrave dhe kryeson
mbledhjet e tij;
-
koncepton dhe paraqet drejtimet kryesore të
politikës së përgjithshme shtetërore dhe
përgjigjet për to;
-
siguron zbatimin e legjislacionit dhe të politikave
të miratuara nga Këshilli i Ministrave;
-
bashkërendon dhe kontrollon punën e
anëtarëve të Këshillit të
Ministrave dhe të institucioneve të tjera të
administratës qëndrore të shtetit;
-
kryen detyra të tjera të parashikuara në
Kushtetutë e në ligje.
-
Kryeministri zgjidh mosmarrëveshjet ndermjet ministrave.
-
Kryeministri, në zbatim të kompetencave të tij,
nxjerr urdhra.
-
Ministri, brenda drejtimeve kryesore të politikës
së përgjithshme shtetërore, drejton nën
përgjegjësinë e tij veprimtarinë që ka
në kompetencë. Ministri, në zbatim të
kompetencave të tij, nxjerr urdhra dhe udhëzime.
Neni 103
-
Ministër mund të caktohet kushdo që ka
cilësitë për deputet.
-
Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari
tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose
anëtar i organeve të shoqërive fitimprurëse.
-
Anëtarët e Këshillit të Ministrave
gëzojnë imunitetin e deputetit.
Neni 104
-
Në rast se mocioni i besimit i paraqitur nga Kryeministri
refuzohet nga shumica e të gjithë anëtarëve
të Kuvendit, Kuvendi, brenda 15 ditëve, zgjedh një
Kryeministër tjetër. Në këtë rast
Presidenti emëron Kryeministrin e ri.
-
Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri,
Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin.
-
Votimi i mocionit nuk mund të bëhet pa kaluar 3
ditë nga paraqitja e tij.
Neni 105
-
Në rast se mocioni i mosbesimit i paraqitur nga një e
pesta e deputetëve miratohet nga shumica e të
gjithë anëtarëve e të Kuvendit, Kuvendi,
brenda 15 ditëve, zgjedh një Kryeministër
tjetër. Në këtë rast Presidenti emëron
Kryeministrin e ri.
-
Kur Kuvendi nuk arrin të zgiedhë Kryeministrin e ri,
Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin.
-
Votimi i mocionit nuk mund të bëhet pa kaluar 3
ditë nga paraqitja e tij.
Neni 106
Kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të
qëndrojnë në detyrë deri në formimin e
Këshillit të Ministrave pasardhës.
Neni 107
-
Nëpunësit publikë zbatojnë ligjin edhe
janë në shërbim të popullit.
-
Nëpunësit në administratën publike caktohen
me konkurs, me përjashtim të rasteve të
parashikuara nga ligji.
-
Garancitë e qëndrimit në detyrë dhe trajtimi
ligjor i nëpunësve publikë rregullohen me ligj.
PJESA E GJASHTË: QEVERISJA VENDORE
Neni 108
-
Njësitë e qeverisjes vendore janë komunat ose
bashkitë dhe qarqet. Njësi të tjera të
qeverisjes vendore rregullohen me ligj.
-
Ndarjet administrative-territoriale të njësive të
qeverisjes vendore caktohen me ligj mbi bazën e nevojave e
të interesave të përbashkët ekonomikë
dhe të traditës historike. Kufijtë e tyre nuk mund
të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i
popullsisë që banon në to.
-
Komuna dhe bashkia janë njësi bazë të
qeverisjes vendore. Ato kryejnë të gjitha detyrat
vetëqeverisese, me përjashtim të atyre që me
ligj u jepen njësive të tjera të qeverisjes
vendore.
-
Vetëqeverisja në njësitë vendore ushtrohet
nëpërmjet organeve të tyre përfaqësuese
dhe referendumeve vendore. Parimet dhe procedurat për
zhvillimin e referendumit vendor parashikohen me ligj në
përputhje edhe me nenin 151 paragrafi 2.
Neni 109
-
Organet përfaqësuese të njësive bazë
të qeverisjes vendore janë këshillat, të
cilët zgjidhen çdo tre vjet me zgjedhje të
përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe me votim
të fshehtë.
-
Organi ekzekutiv i bashkisë ose i komunës
është kryetari, i cili zgjidhet drejtpërdrejt nga
populli në mënyrën e parashikuar në
paragrafin 1 të këtij neni.
-
Të drejtën e zgjedhjes në këshillat
vendorë dhe si kryetar bashkie ose komune e kanë
vetëm shtetasit që janë me banim të
përhershëm në territorin e njësisë
vendore përkatëse.
-
Organet e njësive të qeverisjes vendore kanë
të drejtë të formojnë bashkime dhe
institucione të përbashkëta me njëri-tjetrin
për përfaqësimin e interesave të tyre të
bashkëpunojnë me njësitë vendore të
vendeve të tjera, si dhe të përfaqësohen
në organizatat ndërkombëtare të pushteteve
vendore.
Neni 110
-
Qarku përbëhet nga disa njësi bazë të
qeverisjes vendore me lidhje tradicionale, ekonomike e sociale
dhe të interesave të përbashkët.
-
Qarku është njësia ku ndërtohen e zbatohen
politikat rajonale dhe ku ato harmonizohen me politikën
shtetërore.
-
Organi përfaqësues i qarkut është
këshilli i qarkut. Bashkitë dhe komunat delegojnë
anëtarë në këshillin e qarkut në
përpjesëtim me popullsinë e tyre, por për
çdo rast të paktën një anëtar.
Kryetarët e komunave dhe të bashkive janë
kurdoherë anëtarë të këshillit të
qarkut. Anëtarët e tjerë të tij zgjidhen me
lista përpjesëtimore ndër këshilltarët
bashkiakë ose komunalë nga këshillat
përkatës.
-
Këshilli i qarkut ka të drejtë të
nxjerrë urdhëresa dhe vendime me fuqi detyruese të
përgjithshme për qarkun
Neni 111
-
Njësitë e qeverisjes vendore janë persona
juridikë.
-
Njësitë e qeverisjes vendore kanë buxhet të
pavarur, i cili krijohet në mënyrën e parashikuar
me ligj.
Neni 112
-
Njësive të qeverisjes vendore mund t'u delegohen me
ligj kompetenca të administratës shtetërore.
Shpenzimet që kryhen për ushtrimin e delegimit,
përballohen nga shteti.
-
Organeve të qeverisjes vendore mund t'u vihen detyrime
vetëm në përputhje me ligjin ose sipas
marrëveshjeve që ato lidhin. Shpenzimet që lidhen
me detyrimet që u vihen me ligj organeve të qeverisjes
vendore përballohen nga buxheti i shtetit.
Neni 113
-
Këshillat komunalë, bashkiakë dhe të qarkut:
-
rregullojnë dke administrojnë në
mënyrë të pavarur çështjet
vendore brenda juridiksionit të tyre;
-
ushtrojnë të drejtat e proflës,
administrojnë në mënyrë të pavarur
të ardhurat e krijuara, si dhe kanë të
drejtë të ushtrojnë veprimtari ekonomike;
-
kanë të drejtë të vendosin, në
përputhje me ligjin, taksa vendore, si dhe nivelin e
tyre;
-
caktojnë rregullat për organizimin dhe
funksionimin e tyre në pajtim me ligjin;
-
krijojnë simbolet e qeverisjes vendore, si dhe titujt
vendorë të nderit;
-
ndërmarrin nisma për çështje vendore
përpara organeve të caktuara me ligj.
-
Organet e njësive të qeverisjes vendore nxjerrin
urdhëresa, vendime dhe urdhra.
-
Të drejtat për vetëqeverisje të njësive
të qeverisjes vendore mbrohen në gjykatë.
Neni 114
Këshilli i Ministrave cakton prefektin si përfaqësues
të tij në çdo qark.Kompetencat e prefektit caktohen
me ligj.
Neni 115
-
Organi i zgjedhur drejtpërdrejt i njësisë
qeverisëse vendore mund të shpërndahet ose të
shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje
të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve.
-
Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të
ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve,
dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të
Ministrave pezullohet.
-
Në rastin e mosushtrimit të së drejtës
së ankimit brenda 15 ditëve, ose në rastin e
lënies në fuqi të vendimit të Këshillit
të Ministrave nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti i
Republikës cakton datën e zgiedhjeve në
njësinë vendore përkatëse.
PJESA E SHTATË:AKTET NORMATIVE DHE MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE
KREU I: AKTET NORMATIVE
Neni 116
-
Aktet normative që kanë fuqi në të
gjithë territorin e Republikës së
Shqipërisë janë:
-
Kushtetuta;
-
marrëveshjet ndërkombëtare të
ratifikuara;
-
ligjet;
-
aktet nonnative të Këshillit të Ministrave.
-
Aktet që nxirren nga organet e pushtetit vendor kanë
fuqi vetëm brenda juridiksionit territorial që
ushtrojnë këto organe.
-
Aktet normative të ministrave dhe të organeve drejtuese
të institucioneve të tjera qëndrore kanë fuqi
në të gjithë territorin e Republikës së
Shqipërisë brenda sferës së juridiksionit
të tyre.
Neni 117
-
Ligjet, aktet normative të Këshillit të
Ministrave, të ministrave, të institucioneve të
tjera qëndrore marrin fuqi juridike vetëm pasi botohen
në Fletoren Zyrtare.
-
Shpallja dhe botimi i akteve të tjera normative bëhet
sipas mënyrës së parashikuar me ligj.
-
Marrëveshjet ndërkombëtare që ratifikohen me
ligj, shpallen dhe botohen sipas procedurave që parashikohen
për ligjet. Shpallja dhe botimi i marrëveshjeve të
tjera ndërkombëtare bëhet sipas ligjit.
Neni 118
-
Aktet nënligjore nxirren në bazë dhe për
zbatim të ligjeve nga organet e parashikuara në
Kushtetutë.
-
Ligji duhet të autorizojë nxjerrjen e akteve
nënligjore, të përcaktojë organin kompetent,
çëshjet që duhen rregulluar, si dhe parimet
në bazë të të cilave nxirren këto akte.
-
Organi i autorizuar me ligj për të nxjerrë akte
nënligjore, siç specifikohet në paragrafin 2
të këtij neni, nuk mund t'ia delegojë
kompetencën e tij një organi tjetër
Neni 119
-
Rregulloret e Këshillit të Ministrave, të
ministrive e të institucioneve të tjera qëndrore,
si dhe urdhrat e Kryeministrit, të ministrave e të
drejtuesve të institucioneve qëndrore kanë
karakter të brendshëm dhe janë të detyrueshme
vetëm për njësitë adininistrative që
varen prej tyre.
-
Këto akte nxirren në bazë të ligjit dhe nuk
mund të shërbejnë si bazë për të
marrë vendime në lidhje me individët dhe subjektet
e tjera.
-
Rregulloret dhe urdhrat nxirren në bazë dbe për
zbatim të akteve që kanë fuqi juridike të
përgjithshme.
Neni 120
Parimet dhe procedurat për nxjerrjen e akteve juridike vendore
parashikohen me ligj
KREU II: MARREVESHJET NDËRKOMBËTARE
Neni 121
-
Ratifikimi dhe denoncimi i marrëveshjeve
ndërkombëtare nga Republika e Shqipërisë
bëhet me ligj në rastet kur ato kanë të
bëjnë me:
-
territorin, paqen, aleancat, çështjet politike
dhe ushtarake;
-
të drejtat dhe liritë e njeriut, si edhe detyrimet
e shtetasve, siç parashikohen në
Kushtetutë;
-
anëtarësimin e Republikës së
Shqipërisë në organizatat
ndërkombëtare;
-
marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga
Republika e Shqipërisë;
-
miratimin, ndryshimin, plotësimin ose shfuqizimin e
ligjeve.
-
Kuvendi, me shumicën e të gjithë
anëtarëve, mund të ratifikojë edhe
marrëveshje të tjera ndërkombëtare që
nuk parashikohen në paragrafin 1 të këtij neni.
-
Kryeministri e njofton Kuvendin sa herë që
Këshilli i Ministrave nënshkruan një
marrëveshje ndërkombëtare që nuk ratifikohet
me ligj.
-
Parimet dhe procedurat për ratifikimin dhe denoncimin e
marrëveshjeve ndërkombëtare parashikohen me ligj.
Neni 122
-
Çdo marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar
përbën pjesë të sistemit të
brendshëm juridik pasi botohet në Fletoren Zyrtare
të Republikës së Shqipërisë. Ajo
zbatohet në mënyrë të
drejtpërdrejtë, përveç rasteve kur nuk
është e vetëzbatueshrne dhe zbatimi i saj
kërkon nxjerrjen e një ligji. Ndryshimi, plotësimi
dhe shfuqizimi i ligjeve të miratuara me shumicën e
të gjithë anëtarëve të Kuvendit për
efekt të ratifikimit të marrëveshjeve
ndërkombëtare bëhet me të njëjtën
shumicë.
-
Një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar me
ligj ka epërsi mbi ligjet e vendit që nuk pajtohen me
të.
-
Normat e nxjerra prej një organizate ndërkombëtare
kanë epërsi, në rast konflikti, mbi të
drejtën e vendit, kur në marrëveshjen e ratifikuar
nga Republika e Shqipërisë për pjesëmarrjen
në atë organizatë, parashikohet shprehimisht
zbatimi i drejtpërdrejtë i normave të nxjerra prej
asaj.
Neni 123
-
Republika e Shqipërisë, në bazë të
marrëveshjeve ndërkombëtare, u delegon
organizatave ndërkombëtare kompetenca shtetërore
për çështje të caktuara.
-
Ligji me të cilin ratifikohet një marrëveshje
ndërkombëtare, siç parashikohet në
paragrafin 1 të këtij neni, miratohet me shumicën
e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
-
Kuvendi mund të vendosë që ratifikimi i një
marrëveshjeje të tillë të bëhet me
referendum.
PJESA E TETE: GJYKATA KUSHTETUESE
Neni 124
-
Gjykata Kushtetuese garanton respektimin e Kushtetutës dhe
bën interpretimin përfundimtar të saj.
-
Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet vetëm
Kushtetutës.
Neni 125
I. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë,
të cilët emërohen nga Presidenti i Republikës me
pëlqimin e Kuvendit.
-
Gjyqtarët emërohen për 9 vjet, pa të drejte
riemerimi, nga radhët e juristëve me kualifikim të
lartë dhe me përvojë pune jo më pak se 15
vjet në profesion.
-
Përbërja e Gjykatës Kushtetuese
përtëriliet çdo tre vjet në një
të tretën e saj sipas procedurës së caktuar
me ligj.
-
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese emërohet nga
radhët e anëtareve te saj nga Presidenti i
Republikës, me pëlqimin e Kuvendit, për një
periudhë prej 3 vjetësh.
-
Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese vazhdon në detyrë
deri në emërimin e pasardhësit të tij.
Neni 126
Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të ndiqet penalisht
pa pëlqimin e Gjykatës Kushtetuese. Gjyqtari i Gjykatës
Kushtetuese mund të ndalohet ose të arrestohet vetëm
në qoftë se kapet në kryerje e sipër të
një krimi ose menjëherë pas kryerjes së tij.
Organi kompetent njofton menjëherë Gjykatën
Kushtetuese. Kur Gjykata Kushtetuese nuk jep pëlqimin brenda 24
orëve për dërgimin në giykatë të
gjyqtarit të arrestuar, organi kompetent është i
detyruar ta lirojë atë.
Neni 127
-
Mandati i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese mbaron kur:
-
dënohet me vendim të formës së
prerë për kryerjen e një krimi;
-
nuk paraqitet pa arsye në detyrë për më
shumë se 6 muaj;
-
mbush moshën 70 vjeç;
-
jep dorëheqjen;
-
me vendim gjyqësor të formës së
prerë deklarohet i paaftë për të
vepruar.
-
Mbarimi i mandatit të gjyqtarit deklarohet me vendim të
Gjykatës Kushtetuese.
-
Në rast se vendi i gjyqtarit mbetet vakant, Presidenti i
Republikës emëron, me pëlqimin e Kuvendit,
një gjyqtar të ri, i cili qëndron në
detyrë deri në përfundimin e mandatit të
gjyqtarit të larguar.
Neni 128
Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese mund të shkarkohet nga,
Kuvendi me dy të tretat e të gjithë anëtarëve
të tij për shkelje të Kushtetutës, për
kryerjen e një krimi, për paaftësi mendore a fizike,
për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë
pozitën dhe figurën e gjyqtarit. Vendimi i Kuvendit
shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila, kur vërteton se
ekziston një nga shkaqet e mësipërme, deklaron
shkarkimin nga detyra të anëtarit të Gjykatës
Kushtetuese.
Neni 129
Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën
betimin para Presidentit të Republikës.
Neni 130
Qenia gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese nuk pajtohet me asnjë
veprimtari tjetër shtetërore, politike ose private.
Neni 131
-
Gjykata Kushtetuese vendos për:
-
pajtueshmërinë e ligjit me Kushtetutën ose me
marrëveshjet ndërkombëtare,sic parashikohet
në nenin 122;
-
pajtueshmërinë e marrëveshjeve
ndërkombëtare me Kushtetutën para ratifikimit
të tyre;
-
pajtueshmërinë e akteve normative të organeve
qendrore dhe vendore me Kushtetutën dhe me
marrëveshjet ndërkombëtare;
-
mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet
pushteteve, si dhe ndërmjet pushtetit qendror dhe
qeverisjes vendore;
-
kushtetutshmërinë e partive dbe të
organizatave të tjera politike, si dhe të
veprimtarisë së tyre, sipas nenit 9 të
kësaj Kushtetute;
-
shkarkimin nga detyra të Presidentit të
Republikës dhe vërtetimin e pamundësisë
së ushtrimit të funksioneve të tij;
-
çështjet që lidhen me
zgjedhshmërinë dhe papajtueshmëritë
në ushtrimin e funksioneve të Presidentit të
Republikës dhe të deputetëve, si dhe me
verifikimin e zgjedhjes së tyre;
-
kushtetutshmerinë e referendumit dhe verifikimin e
rezultateve të tij;
-
gjykimin përfundimtar të ankesave të
individëve për shkeljen e të drejtave të
tyre kushtetuese për një proces të rregullt
ligjor, pasi të jenë shteruar të gjitha
mjetet juridike për mbrojtjen e këtyre të
drejtave.
Neni 132
-
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqi detyruese
të përgjithshme dhe janë përfundimtare.
Gjykata Kushtetuese ka vetëm të drejtën e
shfuqizimit të akteve që shqyrton.
-
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese hyjnë në fuqi
ditën e botimit në Fletoren Zyrtare. Gjykata
Kushtetuese mund të vendosë që ligji ose akti
tjetër normativ të shfuqizohet në një
datë tjetër. Mendimi i pakicës botohet bashkë
me vendimin.
Neni 133
-
Pranimi i ankesave për gjykim vendoset nga një
numër gjyqtarësh, siç përcaktohet me ligj.
-
Gjykata Kushtetuese vendos me shumicën e të gjithë
anëtarëve të saj.
Neni 134
-
Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje vetëm me
kërkesë të:
-
Presidentit të Republikës;
-
Kryeministrit;
-
jo më pak se një së pestës së
deputetëve;
-
Kryetarit të Kontrollit të Lartë të
Shtetit;
-
çdo gjykate sipas rastit të nenit 145 pika 2
të kësaj Kushtetute;
-
Avokatit të Popullit;
-
organeve të qeverisjes vendore;
-
organeve të bashkësive fetare;
-
partive politike dhe organizatave të tjera;
-
individëve.
-
Subjektet e parashikuara nga nënparagrafët dh, e,
ë, f dhe g të paragrafit 1 të këtij neni mund
të bëj në kërkesë vetëm për
çështje që lidhen me interesat e tyre.
PJESA E NËNTË: GJYKATAT
Neni 135
-
Pushteti gjyqësor ushtrohet nga Gjykata e Lartë, si dhe
nga gjykatat e apelit e gjykatat e shkallës së
parë, të cilat krijohen me ligj.
-
Kuvendi mund të krijojë me ligj gjykata për fusha
të vecanta, por në asnjë rast gjykata të
jashtëzakonshme.
Neni 136
-
Anëtarët e Gjykatës së Lartë
emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e
Kuvendit.
-
Njëri nga anëtarët emërohet Kryetar sipas
procedurës së parashikuar në paragrafin 1 të
këtij neni.
-
Kryetari dhe anëtarët e Gjykatës së
Lartë qëndrojnë në detvrë për 9
vjet pa të drejtë riemërimi.
-
Gjyqtarët e tjerë emërohen nga Presidenti i
Republikës me propozim të Këshillit të
Lartë të Drejtësisë.
-
Gjyqtarë mund të jenë vetëm shtetasit me
arsim të lartë juridik. Kushtet dhe procedura e
zgjedhjes caktohen me ligj.
Neni 137
-
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë mund të ndiqet
penalisht vetëm me miratimin e Kuvendit.
-
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë mund të ndalohet
ose të arrestohet vetëm në qoftë se kapet
në kryerje e sipër të një krimi ose
menjëherë pas kryerjes së tij. Organi kompetent
njofton menjëherë Gjykatën Kushtetuese. Kur
Gjykata Kushtetuese nuk jep pëlqimin brenda 24 orëve
për dërgimin në gjykatë të gjyqtarit
të arrestuar, organi kompetent është i detyruar ta
lirojë atë.
-
Gjyqtarët e tjerë mund të ndiqen penalisht
vetëm me miratim të Këshillit të Lartë
të Drejtësisë.
-
Gjyqtari mund të ndalohet ose të arrestohet vetëm
në qoftë se kapet në kryerje e siper te një
krimi ose menjëherë pas kryerjes së tij. Organi
kompetent njofton menjëherë Këshillin e Lartë
të Drejtësisë. Në qoftë se Këshilli
i Lartë i Drejtësisë nuk jep pëlqimin brenda
24 orëve për dërgimin në gjykatë të
gjyqtarit të arrestuar, organi kompetent është i
detyruar ta lirojë atë.
Neni 138
Koha e qëndrimit të gjyqtarëve në detyrë nuk
mund të kufizohet; paga dhe përfitimet e tjera të tyre
nuk mund të ulen.
Neni 139
-
Mandati i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë
mbaron kur:
-
dënohet me vendim gjyqësor të formës
së prerë për kryerjen e një krimi;
-
nuk paraqitet në detyrë pa arsye për më
shumë se 6 muaj;
-
mbush moshën 65 vjeç;
-
jep dorëheqjen;
-
deklarohet i paaftë për të vepruar me vendim
gjyqësor të formës së prerë.
-
Mbarimi i mandatit të gjyqtarit deklarohet me vendim të
Gjykatës së Lartë.
Neni 140
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë mund të shkarkohet
nga Kuvendi me dy të tretat e të gjithë
anëtarëve të tij për shkelje të
Kushtetutës, për kryerjen e një krimi, për
paaftësi mendore a fizike dhe për akte e sjellje që
diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e
gjyqtarit. Vendimi i Kuvendit shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, e
cila, kur vërteton se ekziston një nga shkaqet e
mësipërme, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.
Neni 141
-
Gjykata e Lartë ka juridiksion fillestar dhe rishikues. Ajo
ka juridiksion fillestar kur gjykon akuzat penale kundër
Presidentit të Republikës, Kryetarit dhe
anëtarëve të Këshillit të Ministrave,
deputetëve, giyqtarëve të Gjykatës së
Lartë dhe gjyqtarëve. të Gjykatës
Kushtetuese.
-
Për njësimin ose ndryshimin e praktikës
giyqësore, Gjykata e Lartë ka të drejtë
të tërheqë për shqyrtim në kolegjet e
bashkuara çështje të caktuara gjyqësore.
Neni 142
-
Vendimet gjyqësore duhet të jenë të
arsyetuara.
-
Gjykata e Lartë duhet t'i botojë vendimet e saj, si dhe
mendimet e pakicës.
-
Organet e shtetit janë të detyruara të
ekzekutojnë vendimet gjyqësore.
Neni 143
Qënia gjyqtar nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër
shtetërore, politike ose private.
Neni 144
Gjykatat kanë buxhet të veçantë, të cilin e
administrojnë vetë. Ato e propozojnë buxhetin e tyre
sipas ligjit.
Neni 145
-
Gjyqtarët janë të pavarur dhe u nënshtrohen
vetëm Kushtetutës dhe ligjeve.
-
Kur gjyqtarët çmojnë se ligjet vijnë
në kundërshtim me Kushtetutën, nuk i zbatojnë
ato. Në këtë rast, ata pezullojnë gjykimin
dhe ia dërgojnë çështjen Gjykatës
Kushtetuese. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë
të detyrueshme për të gjitha gjykatat.
-
Ndërhyrja në veprimtarinë e gjykatave ose të
gjyqtarëve pa sjell përgjegjësi sipas ligjit.
Neni 146
-
Gjykatat i japin vendimet në emër të
Republikës.
-
Vendimet gjyqësore shpallen publikisht në çdo
rast.
Neni 147
-
Këshilli i .Lartë i Drejtësisë
përbëbet nga Presidenti i Republikës, Kryetari i
Gjykatës së Lartë, ministri i Drejtesise, 3
anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi, si dhe 9
gjyqtarë të të gjitha niveleve, të cilët
zgjidhen nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare.
Anëtarët e zgjedhur qëndrojnë në
detyrë për 5 vjet pa të drejtë rizgjedhjeje
të menjëhershme.
-
Presidenti i Republikës është Kryetar i
Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
-
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me propozim
të Presidentit, zgjedh nga radhët e tij një
zëvendëskryetar. Zëvendëskryetari organizon
veprimtarinë e Këshillit të Lartë të
Drejtësisë, si dhe kryeson mbledhjet e tij në
mungesë të Presidentit të Republikës.
-
Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendos për
transferimin e gjyqtarëve, si dhe për
përgjegjësinë e tyre disiplinore sipas ligjit.
-
Transferimi i gjyqtarëve nuk mund të bëhet pa
pëlqimin e tyre, përveçse kur këtë e
diktojnë nevojat e riorganizimit të sistemit
gjyqësor.
-
Gjyqtari mund të shkarkohet nga Këshilli i Lartë i
Drejtësisë për kuyerjen e një krimi, për
paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje që
diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën
e gjyqtarit ose për pamjaftueshmëri profesionale.
Kundër këtij vendimi gjyqtari ka të drejtë
të ankohet në Gjykatën e Lartë, e cila
në këtë rast, vendos me kolegje të bashkuara.
PJESA E DHJETË: PROKURORIA
Neni 148
-
Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson
akuzën në gjyq në emër të shtetit.
Prokuroria kryen edhe detyra të tjera të caktuara me
ligj.
-
Prokurorët janë të organizuar dhe
funksionojnë pranë sistemit giyqësor si një
organ i centralizuar.
-
Në ushtrimin e kompetencave të tyre prokurorët u
nënshtrohen Kushtetutës dhe ligjeve.
Neni 149
-
Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i
Republikës me pëlqimin e Kuvendit.
-
Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga
Presidenti i Republikës, me propozim të Kuvendit,
për shkelje të Kushtetutës ose për shkelje
të rëndatë ligjit gjatë ushtrimit të
funksioneve të tij, për paaftësi mendore a fizike,
për akte e sjellje që diskreditojnë
rëndë pozitën dhe figurën e Prokurorit.
-
Prokurorët e tjerë emërohen dhe shkarkohen nga
Presidenti i Republikës me propozim të Prokurorit
të Përgjithshëm.
-
Prokurori i Përgjithshëm informon herë pas here
Kuvendin për gjendjen e kriminalitetit.
PJESA E NJËMBËDHJETË: REFERENDUMI
Neni 150
-
Populli, nëpënnjet 50 mijë shtetasve me të
drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për
shfuqizimin e një ligji, si dhe t'i kërkojë
Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit
për çështje të një rëndësie
të veçantë.
-
Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një së
pestës së deputetëve ose me propozimin e
Këshillit të Ministrave, mund të vendosë
që një çëshje ose një projektligj i
një rëndësie të veçantë të
shtrohet në referendum.
-
Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit, si dhe
vlefshmëria e tij parashikohen me ligj.
Neni 151
-
Ligji i miratuar me referendum shpallet nga Presidenti i
Republikës.
-
Çështjet që lidhen me tërësinë
territoriale të Republikës së
Shqipërisë,me kufizimin e lirive dhe të drejtave
themelore të njeriut, me buxhetin, taksat e detyrimet
financiare të shtetit, me vendosjen dhe heqjen e gjendjes
së jashtëzakonshme, me deklarimin e luftës dhe
të paqes dhe me amnistinë nuk mund të shtrohen
në asnjë referendum.
-
Referendumi për të njëjtën
çështje nuk mund të përsëritet
përpara se të kenë kaluar tre vjet nga zhvillimi i
tij.
Neni 152
-
Gjykata Kushtetuese shqyrton paraprakisht
kushtetutshmërinë e çëshjeve të
shtruara për referendum sipas nenit 150 paragrafet 1 e 2,
nenit 151 paragrafët 2 e 3, edhe sipas nenit 177
paragrafët 4 e 5 brenda 60 ditëve.
-
Rëndësia e çështjeve të
veçanta, të parashikuara në nenin 150
paragrafet 1 e 2 nuk është objekt giykimi në
Gjykatën Kushtetuese.
-
Data e referendumit caktohet nga Presidenti i Republikës
brenda 45 ditëve pas shpalljes së vendimit pozitiv
të Gjykatës Kushtetuese ose pas kalimit të afatit
brenda të cilit Gjykata Kushtetuese duhet të shprehej.
Gjatë vitit referendumet zhvillohen vetëm në
një ditë.
PJESA E DYMBËDHJETË: KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE
Neni 153
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është një organ i
përhershëm që përgatit, mbikëqyr, drejton dhe
verifikon të gjitha aspektet që kanë të
bëjnë me zgjedhjet dhe me referendumet dhe shpall rezultatet
e tyre.
Neni 154
-
Komisioni përbëhet nga 7 anëtarë, të
cilët zgjidhen për një mandat 7 vjeçar. Dy
anëtarë zgjidhen nga Kuvendi, 2 nga Presidenti i
Republikës dhe 3 anëtarë të tjerë nga
Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
-
Përbërja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve
përtërihet çdo tre vjet sipas procedurës
së përcaktuar me ligj.
-
Anëtarësia në Komision nuk pajtohet me asnjë
veprimtari tjetër shtetërore dhe politike.
-
Subjektet elektorale caktojnë përfaqësuesit e tyre
pranë Komisionit. Ata nuk kanë të drejtë
vote.
-
Anëtari i Komisionit gëzon imunitetin e anëtarit
të Gjykatës së Lartë.
-
Komisioni ka buxhetin e vet.
PJESA E TREMBËDHJETË: FINANCAT PUBLIKE
Neni 155
Taksat, tatimet due detyrimet financiare kombëtare e vendore,
lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të
caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre
caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t'i jepet
fuqi prapavepruese.
Neni 156
Shteti mund të marrë e të garantojë hua dhe kredi
financiare, kur autorizohet me ligj.
Neni 157
-
Sistemi buxhetor përbëhet nga buxheti i shtetit dhe nga
buxhetet vendore.
-
Buxheti i shtetit krijohet nga të ardhurat e mbledhura prej
taksave,tatimeve dhe detyrimeve të tjera financiare, si dhe
nga të ardhura të tjera të ligjshme. Ai
përfshin të gjitha shpenzimet e shtetit.
-
Organet vendore caktojnë dhe mbledhin taksa dhe detyrime
të tjera siç përcaktohet me ligj.
-
Organet shtetërore dhe ato vendore janë të
detyruara t'i bëjnë publike të ardhurat dhe
shpenzimet.
Neni 158
-
Kryeministri, në emër të Këshillit të
Ministrave, i paraqet Kuvendit projektligjin për buxhetin e
shtetit gjatë sesionit të vjeshtës, i cili nuk
mund të mbyllet pa e miratuar atë. .
-
Në qoftë se projektligji nuk arrin të miratohet
deri në fillim të vitit të ardhshëm
financiar, Këshilli i Ministrave zbaton çdo muaj
një të dymbëdhjetën e buxhetit të vitit
paraardhës, derisa të miratohet buxheti i ri.
-
Kuvendi miraton buxhetin e ri brenda 3 muajve nga dita e mbarimit
të vitit të kaluar financiar, përveçse
në rastet e vendosjes së masave të
jashtëzakonshme
-
Këshilli i Ministrave është i detyruar t'i
paraqesë raport Kuvendit lidhur me zbatimin e buxhetit dhe
me borxhin shtetëror për vitin e kaluar.
-
Kuvendi vendos përfundimisht pasi dëgjon edhe raportin
e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Neni 159
Parimet dhe procedurat për hartimin e projektbuxhetit, si dhe
për zbatimin e buxhetit përcaktohen me ligj.
Neni 160
-
Gjatë vitit financiar Kuvendi mund të bëjë
ndryshime në buxhet.
-
Ndryshimet në buxhet bëhen sipas procedurës
së parashikuar për hartimin dhe miratimin e vetë
buxhetit.
-
Shpenzimet e parashikuara me ligje të tjera nuk mund të
ulen sa kohë që këto ligje janë në fuqi
Neni 161
-
Banka Qendrore e shtetit është Banka e
Shqipërisë. Ajo ka të drejtën ekskluzive
të nxjerrjes e të qarkullimit të monedhës
shqiptare, të zbatimit të pavarur të
politikës monetare dhe të mbajtjes e të
administrimit të rezervave valutore të Republikës
së Shqipërisë.
-
Banka e Shqipërisë drejtohet nga një këshill,
i cili kryesohet nga Guvematori. Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi
me propozim të Presidentit të Republikës për
7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.
PJESA E KATËRMBËDHJETË: KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
Neni 162
-
Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni
më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar. Ai u
nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve.
-
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit zgjidhet
dhe shkarkohet nga Kuvendi me propozim të Presidentit
të Republikës. Ai qëndron në detyrë
për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.
Neni 163
Kontrolli i Lartë i Shtetit kontrollon:
-
Neni 164
-
Kontrolli i Lartë i Shtetit i paraqet Kuvendit:
-
raport për zbatimin e buxhetit të shtetit;
-
mendim për raportin e Këshillit të Ministrave
për shpenzimet e vitit të kaluar financiar para se
të miratohet nga Kuvendi;
-
informacion për rezultatet e kontrolleve sa herë
që kërkohet nga Kuvendi;
-
Kontrolli i Lartë i Shtetit i paraqet Kuvendit raportin
vjetor të veprimtarisë së tij.
Neni 165
-
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit mund
të ftohet të marrë pjesë dhe të
flasë në mbledhjet e Këshillit të Ministrave,
kur shqyrtohen çështje që lidhen me funksionet e
tij.
-
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka
imunitetin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë.
PJESA E PESËMBËDHJETË: FORCAT E ARMATOSURA
Neni 166
-
Shtetasit shqiptarë kanë për detyrë të
marrin pjesë në mbrojtjen e Republikës së
Shqipërisë, siç parashikohet në ligj.
-
Shtetasi që, për arsye ndërgjegjeje, nuk pranon
shërbimin me armë në forcat e armatosura,
është i detyruar të kryejë një
shërbim alternativ, siç parashikohet në ligj.
Neni 167
-
U shtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen
ose të emërohen në detyra të tjera
shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti
ose në veprimtari politike.
-
Pjesëtarët e forcave të armatosura ose personat
që kryejnë shërbim alternativ, gëzojnë
të gjitha të drejtat dhe liritë kushtetuese,
përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe.
Neni 168
-
Forcat e Armatosura të Republikës së
Shqipërisë përbëhen nga forcat tokësore,
detare dhe ajrore.
-
Presidenti i Republikës është Komandant i
Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.
-
Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ
këshillimor i Presidentit të Republikës.
Neni 169
-
Presidenti i Republikës, në kohë paqeje, ushtron
drejtimin e Forcave të Armatosura nëpërmjet
Kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes.
-
Presidenti i Republikës, në kohe lufte, emëron dhe
shkarkon Komandantin e Forcave të Armatosura me propozim
të Kryeministrit.
-
Presidenti i Republikës me propozim të Kryeministrit,
emëron dhe shkarkon Shefin e Shtabit të
Përgjithshëm, si dhe, me propozim të ministrit
të Mbrojtjes, emëron dhe shkarkon komandantët e
forcave tokësore, detare dhe ajrore.
-
Kompetencat e Presidentit të Republikës si Komandant i
Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe ato
të Komandantit të Forcave të Armatosura dhe
varësia e tyre nga organet kushtetuese, caktohen me ligj.
PJESA E GJASHTËMBËDHJETË: MASAT E JASHTËZAKONSHME
Neni 170
-
Masat e jashtëzakonshme mund të vendosen për shkak
të gjendjes së luftës, gjendjes së
jashtëzakonsbme ose gjendjes së fatkeqësisë
natyrore dhe zgjatin për aq kohë sa vazhdojnë
këto gjendje.
-
Parimet e veprimtarisë së organeve publike dhe shkalla
e kufizimit të të drejtave dhe lirive të njeriut
gjatë gjithë periudhës së ekzistencës
së gjendjeve që kërkojnë marrjen e masave
të jashtëzakonshme, përcaktohen me ligj.
-
Ligji duhet të përcaktojë parimet, fushat dhe
mënyrën e kompensimit të humbjeve që
vijnë si rezultat i kufizimit të të drejtave dhe
lirive gjatë marrjes së masave të
jashtëzakonshme.
-
Aktet që ndërmerren si pasojë e marrjes së
masave të jashtëzakonshme, duhet të jenë
në përpjestim me shkallën e rrezikut dhe duhet
të synojnë rivendosjen sa më të shpejtë
të kushteve për funksionimin normal të shtetit.
-
Gjatë gjendjeve që kërkojnë marrjen e masave
të jashtëzakonshme, nuk mund të ndryshohet
asnjë prej këtyre akteve: Kushtetuta, ligjet për
zgjedhjet për Kuvendin dhe për organet e pushtetit
vendor, si dhe ligjet për masat e jashtëzakonshme.
-
Gjatë periudhës së zbatimit të masave të
jashtëzakonshme nuk mund të zhvillohen zgjedhje
vendore, nuk mund të zhvillohet referendum, si dhe nuk mund
të zgjidhet një Presidenti ri i Republikës.
Zgjedhjet vendore mund të bëhen vetëm aty ku nuk
zbatohen masat e jashtëzakonshme.
Neni 171
-
Në rast agresioni të armatosur kundër
Republikës së Shqipërisë, Presidenti i
Republikës, me kërkesë të Këshillit
të Ministrave, shpall gjendjen e luftës.
-
Në rast kërcënimesh të jashtme ose kur
detyrimi për mbrojtje të përbashkët buron nga
një marrëveshje ndërkombëtare, Kuvendi, me
propozim të Presidentit të Republikës, shpall
gjendjen e luftës, vendos gjendjen e mobilizimit dhe të
çmobilizimit të përgjithshëm ose të
pjesshëm.
Neni 172
-
Në rastin e nenit 171 paragrafi 1, Presidenti i
Republikës i paraqet Kuvendit dekretin për vendosjen e
gjendjes së luftës brenda 48 orëve nga
nënshkrimi i tij, duke specifikuar të drejtat që
kufizohen.
-
Kuvendi merr në shqyrtim menjëherë dhe vendos me
shumicën e të gjithë anëtarëve për
dekretin e Presidentit.
Neni 173
-
Në rast rreziku për rendin kushtetues dhe për
sigurinë publike, Kuvendi, me kërkesë të
Këshillit të Ministrave, mund të vendosë
në një pjesë ose në të gjithë
territorin e shtetit gjendjen e jashtëzakonshme, e cila
zgjat për aq kohë sa vazhdon rreziku, por jo më
shumë se 60 ditë.
-
Me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme
ndërhyrja e forcave të armatosura bëhet me vendim
të Kuvendit dhe vetëm kur forcat e policisë nuk
janë në gjendje të rivendosin rendin.
-
Zgjatja e afatit të gjendjes së jashtëzakonshme
mund të bëhet vetëm me pëlqim të
Kuvendit çdo 30 ditë, për një periudhë
jo më shumë se 90 ditë.
Neni 174
-
Për parandalimin ose mënjanimin e pasojave të
një fatkeqësie natyrore ose aksidenti teknologjik,
Këshilli i Ministrave mund të vendosë, për
një periudhë jo më të gjatë se 30
ditë, gjendjen e fatkeqësisë natyrore ne nje
pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit.
-
Zgjatja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore mund
të bëhet vetëm me pëlqimin e Kuvendit.
Neni 175
-
Gjatë gjendjes së luftës ose gjendjes së
jashtëzakonshme nuk mund të kufizohen të drejtat
dhe liritë e parashikuara nga nenet: 15, 18, 19, 20, 21, 24,
25, 29, 30, 31, 32, 34, 39 paragrafi 1, 41 paragrafët 1, 2,
3 dhe 5, 42, 43, 48, 54, 55.
-
Gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore mund
të kufizohen të drejtat dhe liritë e parashikuara
nga nenet: 37, 38, 41 paragrafi 4, 49, 51.
-
Aktet për shpalljen e gjendjes së luftës, gjendjes
së jashtëzakonshme ose të gjendjes së
fatkeqësisë natyrore duhet të cilësojnë
të drejtat dhe liritë që kufizohen sipas
paragrafëve 1 dhe 2 të këtij neni.
Neni 176
Kur Kuvendi nuk mund të mblidhet gjatë gjendjes së
luftës, Presidenti i Republikës, me propozim të
Këshillit të Ministrave, ka të drejtë të
nxjerrë akte që kanë fuqinë e ligjit, të
cilat duhet të miratohen nga Kuvendi në mbledhjen e tij
më të parë.
PJESA E SHTATËMBËDHJETË: RISHIKIMI I KUSHTETUTËS
Neni 177
-
Nisma për rishikimin e Kushtetutës mund të
ndërmerret nga jo më pak se një e pesta e
anëtarëve të Kuvendit.
-
Asnjë rishikim i Kushtetutës nuk mund të
ndërmerret gjatë kohës kur janë vendosur
masat e jashtëzakonshme.
-
Projekti miratohet nga jo më pak se dy të tretat e
të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
-
Kuvendi mund të vendosë, me dy të tretat e të
gjithë anëtarëve të tij që
projektamendamentet kushtetuese të votohen me referendum.
Projektligji për rishikimin e Kushtetutës hyn në
fuqi pas ratifikimit me referendum, i cili bëhet jo më
vonë se 60 ditë nga miratimi i tij në Kuvend.
-
Amendamenti kushtetues i miratuar i nënshtrohet
referendumit, kur këtë e kërkon një e pesta e
të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
-
Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta
kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi
për rishikimin e Kushtetutës.
-
Ligji i miratuar në referendum shpallet nga Presidenti i
Republikës dhe hyn në fuqi në datën e
parashikuar në këtë ligj.
-
Rishikimi i Kushtetutës për të njëjtën
çështje nuk mund të bëhet përpara se
të ketë kaluar një vit nga dita e rrëzimit
tëprojektligjit në Kuvend dhe jo më përpara
se të kenë kaluar 3 vjet nga dita e rrëzimit
të tij në referendum
PJESA E TETËMBËDHJETË: DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT
Neni 178
-
Ligjet dhe aktet e tjera normative të miratuara para
datës së hyrjes në fuqi të kësaj
Kushtetute do të zbatohen derisa nuk janë shfuqizuar.
-
Këshilli i Ministrave i paraqet Kuvendit projektligjet e
nevojshme për vënien në zbatim të kësaj
Kushtetute.
Neni 179
-
Mandati i organeve kushtetuese që do të ekzistojnë
me hyrjen në fuqi të kësaj Kushtetute mbaron me
afatet e parashikuara në ligjin nr. 7491, datë
29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", me
ndryshimet dhe plotësimet përkatëse.
-
Anëtarët e Gjykatës së Kasacionit
vazhdojnë veprimtarinë e tyre si anëtarë
të Gjykatës së Lartë, sipas mandatit të
mëparshëm.
-
Anëtarët e Këshillit të Lartë të
Drejtësisë të zgjedhur nga radhët e
prokurorëve zëvendësohen me anëtarë
të rinj të zgjedhur nga mbledihja e përgjithshme e
gjyqtarëve.
-
Organet e pushtetit vendor vazhdojnë veprimtarinë deri
në mbarim të mandatit të tyre
Neni 180
-
Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga
Republika e Shqipërisë para hyrjes në fuqi të
kësaj Kushtetute konsiderohen të ratifikuara sipas
kësaj Kushtetute.
-
Këshilli i Ministrave i paraqet Gjykatës Kushtetuese
marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat
përmbajnë dispozita që vijnë në
kundërshtim me këtë Kushtetutë.
Neni 181
-
Kuvendi, brenda dy deri tre vjetëve nga hyrja në fuqi e
kësaj Kushtetute, nxjerr ligje për rregullimin e
drejtë të çështjeve të ndryshme
që lidhen me shpronësimet dhe konfiskimet e kryera para
miratimit të kësaj Kushtetute, duke u udhëhequr
nga kriteret e nenit 41.
-
Ligjet dhe aktet e tjera normative të miratuara para
datës së hyrjes në fuqi të kësaj
Kushtetute dhe që kanë të bëjnë me
shpronësimet dhe konfiskimet, do të zbatohen kur nuk
vijnë në kundërshtim me të.
Neni 182
Ligji nr. 7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", si dhe ligjet e tjera kushtetuese shfuqizohen ditën
e hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute.
Neni 183
Kjo Kushtetutë hyn në fuqi me shpalljen nga Presidenti i
Republikës.