<<< Previous | KUSHTETUTA E REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ | Next >>> |
Gjykata Kushtetuese garanton respektimin e Kushtetutės dhe bėn interpretimin pėrfundimtar tė saj.
Gjykata Kushtetuese i nėnshtrohet vetėm Kushtetutės.
I. Gjykata Kushtetuese pėrbėhet nga 9 anėtarė, tė cilėt emėrohen nga Presidenti i Republikės me pėlqimin e Kuvendit.
Gjyqtarėt emėrohen pėr 9 vjet, pa tė drejte riemerimi, nga radhėt e juristėve me kualifikim tė lartė dhe me pėrvojė pune jo mė pak se 15 vjet nė profesion.
Pėrbėrja e Gjykatės Kushtetuese pėrtėriliet ēdo tre vjet nė njė tė tretėn e saj sipas procedurės sė caktuar me ligj.
Kryetari i Gjykatės Kushtetuese emėrohet nga radhėt e anėtareve te saj nga Presidenti i Republikės, me pėlqimin e Kuvendit, pėr njė periudhė prej 3 vjetėsh.
Gjyqtari i Gjykatės Kushtetuese vazhdon nė detyrė deri nė emėrimin e pasardhėsit tė tij.
Gjyqtari i Gjykatės Kushtetuese nuk mund tė ndiqet penalisht pa pėlqimin e Gjykatės Kushtetuese. Gjyqtari i Gjykatės Kushtetuese mund tė ndalohet ose tė arrestohet vetėm nė qoftė se kapet nė kryerje e sipėr tė njė krimi ose menjėherė pas kryerjes sė tij. Organi kompetent njofton menjėherė Gjykatėn Kushtetuese. Kur Gjykata Kushtetuese nuk jep pėlqimin brenda 24 orėve pėr dėrgimin nė giykatė tė gjyqtarit tė arrestuar, organi kompetent ėshtė i detyruar ta lirojė atė.
Mandati i gjyqtarit tė Gjykatės Kushtetuese mbaron kur:
dėnohet me vendim tė formės sė prerė pėr kryerjen e njė krimi;
nuk paraqitet pa arsye nė detyrė pėr mė shumė se 6 muaj;
mbush moshėn 70 vjeē;
jep dorėheqjen;
me vendim gjyqėsor tė formės sė prerė deklarohet i paaftė pėr tė vepruar.
Mbarimi i mandatit tė gjyqtarit deklarohet me vendim tė Gjykatės Kushtetuese.
Nė rast se vendi i gjyqtarit mbetet vakant, Presidenti i Republikės emėron, me pėlqimin e Kuvendit, njė gjyqtar tė ri, i cili qėndron nė detyrė deri nė pėrfundimin e mandatit tė gjyqtarit tė larguar.
Gjyqtari i Gjykatės Kushtetuese mund tė shkarkohet nga, Kuvendi me dy tė tretat e tė gjithė anėtarėve tė tij pėr shkelje tė Kushtetutės, pėr kryerjen e njė krimi, pėr paaftėsi mendore a fizike, pėr akte e sjellje qė diskreditojnė rėndė pozitėn dhe figurėn e gjyqtarit. Vendimi i Kuvendit shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila, kur vėrteton se ekziston njė nga shkaqet e mėsipėrme, deklaron shkarkimin nga detyra tė anėtarit tė Gjykatės Kushtetuese.
Gjyqtari i Gjykatės Kushtetuese fillon detyrėn pasi bėn betimin para Presidentit tė Republikės.
Qenia gjyqtar i Gjykatės Kushtetuese nuk pajtohet me asnjė veprimtari tjetėr shtetėrore, politike ose private.
Gjykata Kushtetuese vendos pėr:
pajtueshmėrinė e ligjit me Kushtetutėn ose me marrėveshjet ndėrkombėtare,sic parashikohet nė nenin 122;
pajtueshmėrinė e marrėveshjeve ndėrkombėtare me Kushtetutėn para ratifikimit tė tyre;
pajtueshmėrinė e akteve normative tė organeve qendrore dhe vendore me Kushtetutėn dhe me marrėveshjet ndėrkombėtare;
mosmarrėveshjet e kompetencės ndėrmjet pushteteve, si dhe ndėrmjet pushtetit qendror dhe qeverisjes vendore;
kushtetutshmėrinė e partive dbe tė organizatave tė tjera politike, si dhe tė veprimtarisė sė tyre, sipas nenit 9 tė kėsaj Kushtetute;
shkarkimin nga detyra tė Presidentit tė Republikės dhe vėrtetimin e pamundėsisė sė ushtrimit tė funksioneve tė tij;
ēėshtjet qė lidhen me zgjedhshmėrinė dhe papajtueshmėritė nė ushtrimin e funksioneve tė Presidentit tė Republikės dhe tė deputetėve, si dhe me verifikimin e zgjedhjes sė tyre;
kushtetutshmerinė e referendumit dhe verifikimin e rezultateve tė tij;
gjykimin pėrfundimtar tė ankesave tė individėve pėr shkeljen e tė drejtave tė tyre kushtetuese pėr njė proces tė rregullt ligjor, pasi tė jenė shteruar tė gjitha mjetet juridike pėr mbrojtjen e kėtyre tė drejtave.
Vendimet e Gjykatės Kushtetuese kanė fuqi detyruese tė pėrgjithshme dhe janė pėrfundimtare. Gjykata Kushtetuese ka vetėm tė drejtėn e shfuqizimit tė akteve qė shqyrton.
Vendimet e Gjykatės Kushtetuese hyjnė nė fuqi ditėn e botimit nė Fletoren Zyrtare. Gjykata Kushtetuese mund tė vendosė qė ligji ose akti tjetėr normativ tė shfuqizohet nė njė datė tjetėr. Mendimi i pakicės botohet bashkė me vendimin.
Pranimi i ankesave pėr gjykim vendoset nga njė numėr gjyqtarėsh, siē pėrcaktohet me ligj.
Gjykata Kushtetuese vendos me shumicėn e tė gjithė anėtarėve tė saj.
Gjykata Kushtetuese vihet nė lėvizje vetėm me kėrkesė tė:
Presidentit tė Republikės;
Kryeministrit;
jo mė pak se njė sė pestės sė deputetėve;
Kryetarit tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit;
ēdo gjykate sipas rastit tė nenit 145 pika 2 tė kėsaj Kushtetute;
Avokatit tė Popullit;
organeve tė qeverisjes vendore;
organeve tė bashkėsive fetare;
partive politike dhe organizatave tė tjera;
individėve.
Subjektet e parashikuara nga nėnparagrafėt dh, e, ė, f dhe g tė paragrafit 1 tė kėtij neni mund tė bėj nė kėrkesė vetėm pėr ēėshtje qė lidhen me interesat e tyre.
<<< Previous | Home | Next >>> |
PJESA E SHTATĖ:AKTET NORMATIVE DHE MARRĖVESHJET NDĖRKOMBĖTARE | Up | PJESA E NĖNTĖ: GJYKATAT |